Edward Snowden informaticieni amerikan i cili u bë burim i zbulimeve në lidhje me programet sekrete të përgjimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është bërë pjesë e rrjetit social "Twitter" dhe brenda pak orëve në llogarinë e tij janë shënuar me qindra mijëra ndjekës.

 “Ju më dëgjoni tashmë?”, ka qenë postimi i parë i tij në Twitter.

Shumë prej ndjekësve të tij e kanë parë këtë status si një sulm për Agjencisë Amerikane të Sigurisë Kombëtare (NSA), duke itreguar se gjithmonë do të ketë mundësinë se çfarë do që të ndodhë liria e shprehjes do jetë gjithmonë. 

“Më parë punoja për qeverinë. Tashmë punoj për mbarë publikun”, shpjegoi ai, ndërsa qëndron i fshehur në Rusi.

Ai u prezantua si drejtuesi i Fondacionit “Freedom of the press”. (Liria e shtypit).

Edward Snowden ndodhet aktualisht i strehuar në Moskë. Ai është i kërkuar për veprimtari spiunazhi dhe vjedhje të dokumenteve në pronësi të Shtetit.
Informaticieni rrezikon deri në 30 vite burg në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
 
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)