Evgeni Plushenko i dha Rusisë medaljen e artë në patinazh artistik pas ekzekutimit në mënyrë mjeshtërore të numrit të tij në pistë duke treguar edhe një herë se nuk ka kundërshtarë në këtë disiplinë dhe se e meriton plotësisht. Plushenko ishte shumë i emocionuar para publikut të tij, por arriti të shmangte emocionet duke rrëmbyer medaljen.

Polonia merr të artën e parë në Soçi 2014
Nuk ka vonuar në Lojërat Olimpike Dimërore dhe medalja e parë e artë për Poloninë. Kamil Stoch realizoi një paraqitje mjaft të mirë në garën e kërcimit me ski nga trampolina. Zhgënjyen dy specialistët austriakë të kësaj gare Gregor Schlierenzauer e Thomas Morgenstern të cilët u renditën respektivisht në vendin e 10 dhe të 14. 

Rish, kampione në Superkombinim
Marija Hefëll Rish është kampione e re olimpike në Superkombinim. Rish shkëlqeu në disiplinën e sllallomit duke fituar medaljen e artë, pasi e mbylli garën me kohën 2 minuta 34 sekonda e 62 të qindtat, më pas u renditën austriakja Nikol Hosp dhe amerikania Xhulia Mankuzo. Për Rish ishte kjo medalja e tretë e artë olimpike, ndërsa Gjermanisë, në Soçia ia siguroi medalje e dytë.

Amelin kampion olimpik në 1500 m
Sharl Amelin është shpallur kampion olimpik në rrëshqitje të shpejtë në pista të shkurta në 1500 metra. Kanadezi e përshkoi pistën për 2:14.985 minuta. Tetë herë kampioni i botës ka vazhduar dominimin e tij dhe nuk do të ndalet këtu, pasi kjo nuk është gara e tij e preferuar. Gara më e preferuar e Amelin  është ajo e stafetës në 5000 m  dhe gara 500 m, në të cilat mbron medaljet e arta olimpike të fituara në Vankuver.

Lipnickaja medalistja më e re e Soçit
Rusja 15 vjeçare Julia Lipnickaja, ka hyrë në historinë e Lojërave Olimpike Dimërore, pasi u bë atletja më e re e cila ka fituar medalje të artë në patinazhin artistik, pasi arriti të mbledhë 72.9 pikë, duke lënë në vendin e dytë italianen Karolina Kostner.

Bjoerndalen, medalisti më i vjetër
40-vjeçari Ole Bjoerndalen ka fituar medaljen e artë në 10 km sprint. Për sportistin norvegjez, kjo ishte medalja e shtatë olimpike, e 11 në garat individuale. Bjoerndalen bëhet sportisti më i vjetër që fiton një medalje ari në olimpiadë.

Kuzmina, medalje ari në garën Sprint
Anastasia Kuzmina fiton medaljen e artë në garën e sprintit duke u bërë kështu skiatorja e parë në historinë e Biathlon që fiton 2 medalje ari në këtë disiplinë. Kuzmina ka dominuar garën e gjatë 7.5 km duke lënë pas Olga Vilukhina dhe Vita Semerenko.

Cologna rikthehet te fitorja në garën e  30 km
Dario Cologna rikthehet tek fitorja duke rrëmbyer medaljen e artë në garën e 30 km. Pas tij u renditën suedezi Marcus Hellner dhe norvegjezi Martin Johnsrud Sundby. Kanë qënë të kota tentativat e Alexey Poltoranin dhe Hannes Dotzler të cilët kanë rezistuar deri në 15 km e para. Gara ka qenë tejet e fortë në km e fundit, në krye të garës u gjendën vetëm 4 skiatorë:Cologna,Hellner,Sundby dhe rusi Vylegzhanin por zvicerani ishte më i saktë duke marrë medaljen e artë.



d.b/shqiptarja.com