Shqipëria do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore që do të zhvillohen në Soçi të Rusisë.

Delegacioni shqiptar do të përfaqësohet nga Erjon Tola dhe Suela Mëhilli. Lajmi është bërë i ditur nga presidenti i KOKSH-it Viron Bezhani gjatë prezantimit të veshjeve sportive që do të mbajë delegacioni.

Erjon Tola dhe Suela Mëhilli do të garojnë në disiplinat e slalomit dhe slalomit gjigant. Erjon Tola do të zbresë në pistë më 19 shkurt dhe më 22 shkurt,  kurse Mëhilli do të paraqitet më 18 shkurt dhe më 21 shkurt.

Kjo është hera e tretë që Shqipëria merr pjesë në një Olimpiada Dimërore, pas atyre në “Torino 2006” dhe “Vankuver 2010” me Erjon Tolën. Edicioni i 22-të i Lojërave Olimpike Dimërore do të zhvillohen në Soçi të Rusisë në datat 7-23 shkurt 2014.


d.b/sqhiptarja.com