TIRANE - Kati i pare i një lokali bastesh në kryeqytet është përfshirë nga zjarri rreth orëve të para të mëngjesit në Kombinat. Lokali ku ka rënë zjarri ndodhet në Rr. “Besim Alla”. Sipas informacioneve nuk raportohet për dëme në njerëz, vetëm dëme të konsiderueshme materiale.
Dyshohet se shkak i rënies së zjarrit ka qenë një sobë me dru, e cila përdorej për ngrohje ambienti. Menjëherë sapo kanë marrë informacionin, drejt vendngjarjes janë nisur forca të shërbimit zjarrfikës të cilët ndihmuan në shuarjen e flakëve.
Banorët përreth lokalit u alarmuan nga frika se flakët mund të përhapeshin edhe në shtëpitë e tyre. Për disa minuta përreth vendit të ngjarjes u shkëput edhe energjia elektrike. Policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkakun e vërtetë e rënies së zjarrit.
Redaksia Online
(d.a/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO