Socialistët e kryeministrit Pedro Sanchez po tregohen të kujdesshëm në pritje të rezultateve të zgjedhjeve, pavarësisht optimizmit për pjesëmarrjen rekord në votime.

Burime nga drejtuesit e Partisë Socialiste thanë për “El Pais” se pjesëmarrja prej 68% deri në orën 18:00 e bën të vështirë parashikimin e rezultatit.

“Një pjesëmarrje kaq e lartë përmbys çdo sondazh. Jemi në një situatë që askush nuk e kishte parashikuar”, thanë ata, duke shmangur komentet se kush do të qeverisë Spanjën. “Për ne ishte e rëndësishme që pjesëmarrja të ishte e lartë, por duhet të jemi të kujdesshëm”, shtuan drejtuesit socialistë.

Ndërkohë, në selinë e partisë në Madrid janë akredituar 300 gazetarë dhe 20 media ndërkombëtare.


Lajmi kryesor:

Zgjedhjet në Spanjë/ Sondazhi: Opozita përpara socialistëve, aleanca me ekstremistët e djathtë do t'i jepte shumicën absolute! Pjesëmarrje rekord në votime