Nesër nisin fushatën, zbulohet slogani i PS për zgjedhjet e 14 majit: Kurrë pas, përpara! Pas prezantimit drejt Farkës, për të mbjellë pemë

Nesër nisin fushatën, zbulohet slogani i PS për zgjedhjet e 14 majit: Kurrë pas, përpara! Pas prezantimit drejt Farkës, për të mbjellë pemë

Rama në fushatë, foto arkiv

TIRANË-  “Kurrë pas, përpara!” Me këtë slogan, socialistët kanë ndezur ‘motorët’ e fushatës elektorale në kuadër të zgjedhjeve vendore të 14 majit. Edhe pse jo zyrtarisht, PS do të hapë nesër fushatën elektorale për zgjedhjet vendore.

Burime për gazetarin e Report Tv, Ermal Qori bëjnë me dije se fillimisht në orën 17:00 kryeministri Edi Rama do të  mbledhë Kryesinë e më pas rreth orës 18:00 në “Sheshin Skënderbej” do të prezantohet slogani që do të përdoret për të gjithë fushatën.

Në eventin e ditës së nesërme do të jenë prezent 61 kandidatët zyrtarë për Bashkitë e vendit që do të futen në garën e 14 majit. Pas lançimit të sloganit socialistët do të nisen në Farkë për të mbjellë pemët. 

Ky slogan, vjen edhe si mesazh nga socialistët për kundërshtarët e tyre politikë Berisha e Meta, dy figura mjaft të vjetra politike të cilat sipas tyre nuk sjellin asgjë të re. Berisha e Meta dalin përpara socialisteve me një koalicion edhe pse në të shkuarën kanë patur një betejë të ‘ashpër’ mes tyre. Pjesë e opozitës është edhe Partia Demokratike, me kryetar të komanduar, Enkelejd Alibeaj por nuk garojnë në të gjitha Bashkitë. 

G.MO/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Makina plagos të miturin në Lungomare

Vlorë/ Makina plagos të miturin në Lungomare