Socialistët 'tur' llogaridhënie në Diasporë, Balla: Vota e emigrantëve, angazhimi ynë

Socialistët 'tur' llogaridhënie në Diasporë, Balla: Vota e emigrantëve, angazhimi ynë

Deputetët socialistë

Llogaridhënia publike e Qeverisë Shqiptare me qytetarët e saj nuk mund të mos zhvillohej edhe me ata qytetarë që jetojnë dhe punojnë jashtë kufijve. 

Deputetët Ulsi Manja, Taulant Balla dhe Jurgis Çyrbja, si dhe Sekretari për Diasporën Stefan Çipa kanë bashkëbiseduar dhe iu janë përgjigjur disa prej shqetësimeve të qytetarëve shqiptarë që jetojnë në Greqinë e Veriut, në një takim në Selanik.

Deputeti Taulant Balla është shprehur se qeveria socialiste është e zotuar të ndihmojë ccdo shqiptar që jeton dhe punon jashtë Shqipërisë. 

Pjesë nga fjala e Ballës: 

Më në fund para pak muajsh mori zgjidhje një histori e paimagjinueshme e vulës apostile. 30-32 euro minimalisht për çdo person për të legalizuar një dokument. 6.7 milionë euro vetëm për vitin 2017, paguar nga shqiptarët që jetojnë e punojnë në Greqi për vulën që në fakt nuk kishte asnjë lloj kostoje. 
Një fitore po ashtu e madhe është njohja e lejeve të drejtimit të automjeteve.

Dhe më pas kemi edhe një çështje tjetër, por edhe më e rëndësishmja: njohja e kontributeve të sigurimeve shoqërore për të gjithë ata shqiptarë që kanë punuar në Greqi. 
Unë jam shumë besimplotë që edhe këtë çështje ne do ta zgjidhim, sikurse duhet të ecim me hapat që kemi nisur, solidë lidhur me shkollat në gjuhën shqipe në çdo cep të Greqisë, ku ka një përqindje të caktuar shqiptarësh. Ministri ynë i Jashtëm Bushati po bën një punë të shkëlqyer në zgjidhjen e të gjitha çështjeve të mbetura pezull ndër vite mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Angazhimi i Partisë Socialiste për votën e emigrantëve aty ku ata punojnë e jetojnë është kushti i vetëm i yni për Reformën Zgjedhore. 
Asgjë nuk e zëvendëson detyrën që ka Kuvendi i Shqipërisë që në Reformën Zgjedhore të përfshijë edhe votën e emigrantëve, jo të marrin rrugën për zgjedhje me autobuza për në Shqipëri, por aty ku ata jetojnë e punojnë.

Ju bëj thirrje të gjithve të bëheni pjesë aktive e portalit “shqipëriaqëduam.al”. 157 zyrtarë janë shkarkuar vetëm për shkak të ankesave në këtë portal.
Edi Rama e di, qeveria jonë e di, armiku, kundërshtari ynë më i madh sot janë zyrtarë të korruptuar dhe neglizhenca e delenxhijve në zyrat e shtetit, të cilët nuk u kthejnë përgjigje njerëzve. 
Nuk është kundërshtari ynë as Lul Basha, as Monika, por ne kundërshtarin tonë më të madh kemi pikërisht zyrtarë të korruptuar në administratën e shtetit, të cilën i kanë nxirë jetën qytetarëve për 27 vite
”.

Deputeti Ulsi Manja foli më tej për Reformën në Drejtësi, si një nga reformat më të rëndësishme të ndërmarra ndonjëherë në Shqipëri.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën