Societe General, banka 150-vjeçare
që kontribuon ekonominë shqiptare

Societe General, banka 150-vjeçare<br />që kontribuon ekonominë shqiptare
Ditën e djeshme, më datë 3 shtator, Societe Generale Albania organizoi një event gala për të festuar 150–vjetorin e Societe Generale Group dhe 10–vjetorin e aktivitetit të Bankës Societe Generale Albania. Me pjesëmarrjen e punonjësve, partnerëve, përfaqësuesve të institucioneve dhe klientëve, ky event ishte një mundësi të mblidheshin dhe të festonin së bashku. 150 vjet më parë, më datë 4 maj 1864, një grup sipërmarrësish krijuan Societe Generale, një bankë e përkushtuar të nxiste rritjen e biznesit dhe rritjen e ekonomisë në vend në Francë.

Që nga krijimi i saj, banka dhe punonjësit e saj kanë qenë dëshmitarë të luhatjeve të 150 vjetëve të shkuara nga luftërat te krizat financiare, inovacioni deri tek lulëzimi i ekonomive. Gjatë gjithë këtyre viteve, Societe Generale ka shoqëruar në krijimin dhe zhvillimin e grupeve të shquara industriale në nivel global. Societe Generale ka ndihmuar përgjatë gjithë këtyre viteve duke financiar projekte që simbolizojnë botën moderne. Societe Generale ka përkrahur miliona klientë të saj privatë, individë, kompanitë e vogla, të mesme dhe të mëdha që mbështet në mbarë botën,  në projektet e tyre nga më të ndryshmet. Societe Generale sot drejton një bankë të themeluar 10 vjet më parë, e cila u kthye në Societe Generale Albania.

societe general albania

Banka është një nga bankat tregtare kryesore, e cila vepron në tregun shqiptar përmes një rrjeti mjaft të gjerë, prej 43 degësh dhe me rreth 400 punonjës, të cilët sigurojnë cilësi të lartë dhe shërbim shumë profesional. Gjatë gjithë këtyre viteve, ajo ka qenë një faktor dhe një lojtar shumë aktiv, jo vetëm në sistemin bankar, por, në të njejtën kohë, edhe për ekonominë në përgjithësi. “Misioni ynë në bankën Societe Generale Albania do të jetë vazhdimi i implementimit lokalisht të ekspertizës dhe teknikës së Societe Generale Group, duke marrë në konsideratë karakteristikat e Shqipërisë. Do të vazhdojmë në këtë drejtim punën tonë të palodhur, duke konsoliduar edhe më shumë pozicionin në treg. Në këtë kontekst, prioritetet tona kyçe do të mbeten të forta dhe të qarta, siç kanë qenë në këto 10 vitet e fundit”, u shpreh gjatë eventit Frederic Blanc, drejtor i bankës Societe Generale Albania.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Nxiti protesta masive, presidentja e Gjeorgjisë i vë veton ligjit për 'agjentë të huaj'

Nxiti protesta masive, presidentja e Gjeorgjisë i vë veton ligjit për 'agjentë të huaj'