SHBA - Edhe pse hyn në listën e personave të pasur, aktorja Emma Stone rrëfen se përdor një produkt tejet të lirë, kur vjen puna te pastrami i fytyrës. 24-vjeçare ka thënë për revistën franceze, “Elle” se përdor sodë buke (që kushton më pak se 100 lekë) për të hequr pjesët e thata në lëkurë.

emma stone, sode buke, fytyre

E kemi fjalën, pikërisht për atë sodë buke që përdoret për të bërë bukën apo kekun. Kërkime në internet kanë treguar se përdorimi i këtij skrabi është një “mrekulli”.

Dermatologët thonë se është ideale për të hequr qelizat e vdekura dhe nëse përdoret ashtu siç duhet, nuk do t’ju krijojë acarrime në fytyrë dhe as skuqje të saj.

Receta është një lug çaji sodë e përziejmë më pastrues fytyre për 3-4 minuta. Këtë gjë e përsërisim 2-3 herë në javë.


Redaksia Online
(by/shqiptarja.com)