TIRANE - Tetori, ky muaj kaq i rëndësishem për mua… jo se të tjerët nuk janë, por në tetor seç vjen një erë e re frymëzimi. Nuk është as vapë as ftohtë. Mund të bësh plazh dhe ndërkohë mund të veshësh edhe xhaketen tënde të preferuar. Ka qenë pikërisht tetori i para 13 viteve më parë i cili u bë “sebeb” që aparati fotografik të mos më shkëputej më nga dora. Që nga ajo kohë ky objekt i dashur më është bërë si zgjatim organik i trupit tim…
Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, të mos rrëmbenin ca fjalë magjike fotografes e cila endet me orë të tëra korridoreve të materniteteve në Tiranë, ku ankthi dhe gëzimi e shoqërojnë në pritje të lindjes së bebit e deri në momentin që ata bëhen aktor të vërtetë përball aparatit. Kjo është fotografja Soela Zani, e cila përmes këtij rrëfimi tregon hapat e saj drejt suksesit, largimin nga magjia e skenës dhe pozicionimin e saj me engjëjt që ndryshojnë botën…
/Shqiptarja.com