SOFIE- Dhjetëra mijëra persona kanë zbritur në sheshe në të gjithë Bullgarinë për të protestuar kundër jetesës së shtrenjtë dhe korrupsionit të klasës politike si dhe për të kërkuar që shoqëria civile të marrë kontrollin mbi funksionimin e institucioneve.
Njerëzit janë të pakënaqur si nga partitë e majta por dhe të djathta dhe i akuzojnë se kanë grabitur vendin në gjithë këto vite që prej rrëzimit të regjimit komunist në 1989, si dhe kanë varfëruar pjesën më të madhe të popullit.
Protestat kundër masave të ashpra të kursimit të qeverisë dhe shkallës së lartë të varfërisë janë të ngjashme me valën e demonstratave të javës së kaluar që çuan në dorëheqjen e kryeministrit Boiko Borisov dhe kabinetit të tij.
Presidenti Rosen Plevneliev iu ka thënë demonstruesve në Sofie se pikëpamjet e tyre do të merren parasysh sapo të formohet qeveria e re.
Më shumë se 10 mijë njerëz kanë marrë pjesë në protestën e Sofies, ndërsa 30 mijë të tjerë janë mbledhur në Varna, dhe mijëra të tjerë në Plovdiv dhe Dobriç.
Bullgaria është shteti më i varfër i Bashkimit Evropian.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com