SIDNEJ, 27 shtator /ATSH-DPA/ - Këngëtarit amerikan, Chris Brown i është mohuar viza për të hyrë në Australi ditën përpara se të shpallej shitja e bileta për turneun e tij të planifikuar të dhjetorit, shkruajnë gazetat sot.
Brownit i është mohuar viza për shkak të ngjarjeve të dhunës në familje, përfshirë sulmin në vitin 2009 ndaj të dashurës së tij të atëhershme, yllit të muzikës pop Rihanna.
Gazeta e përditshme "Sydney Morning Herald" shkruan se Browni është njoftuar për t'i refuzuar atij një vizë.
Ylli i R & B mund ta kundërshtojë njoftimin ose mund të tërheqë aplikimin e tij për të hyrë në Australi për koncertin e tij.
Ministrja australiane e Gruas, Michaelia Cash, e cila po udhëheq një fushatë të re kundër dhunës në familje, tha të enjten se Brown nuk ishte lloji i personazhit që pranohej në Australi.
Posterat reklamuese të turneut Brown janë stampuar me afishe që shkruajnë "Unë kam rrahur gratë".
Sipas ligjit australian të migracionit, një person me precendentë që përfshin një dënim me burg prej 12 muajsh ose më shumë mund t'i refuzohet viza./ /n.r/ a.jor.











