MOSKË, ATSH-ANSA/ - Multimilioneri ukrainas, Vjaçeslav Konstantinovski ka vendosur të marrë armën për të luftuar kundër militantëve separatistë prorusë në lindje të vendit. Për këtë qëllim ai është rekrutuar në ushtri. Sipas gazetës ukrainase online "Kiev Post", multimilioneri vlerësohet nga revista "Forbes" me 385 milionë dollarë. Ai vendosi të shesë "Rolls Royce"-n e tij me qëllimin që të arrijë 250 000 dollarë për t'ua
dhuruar forcave të armatosura ukrainase. Natalia Godunko, një gjimnaste ritmike ka vënë në ankand medaljen e artë që fitoi në Kupën e Botës, në 2001, dhe njoftoi se të ardhurat do të shkojnë për forcat e armatosura të Ukrainës. Një donacion i madh prej 200 000 dollarësh për furnizime mjekësore për trupat e armatosura në Kiev ka ardhur edhe vëllezerit kampionë boksi Vitali e Vladimir Kliçko. Reagimet e para erdhën në Twitter: "Paratë të shpenzohen për xhaketa antiplumb", shkruante një përdorues, ndërsa një tjetër thoshte "Ju falenderoj nga
populli i Donbasit që tani janë bombarduar nga sulmet ajrore"./ /l.q/ a.jor.
/Shqiptarja.com