SOFT NEWS – GJERMANI – Sigurimet paguan vjet 100 milionë euro dëmshpërblim për biçikletat… e vjedhura!


BERLIN, 12 korrik /ATSH-DPA/ - Kompanitë gjermane të sigurimeve paguan gjatë vitit 2014 të paktën 100 milionë euro (112 milionë dollarë) për biçikletat e vjedhura, thënë ndryshe 10 për qind më shumë sesa në vitin 2013, sipas gazetës gjermane "Die Welt".
"Humbja për palën e tretë të dëmtuar është mesatarisht 490 euro për rast", tha "Die Welt", që citon Alexander Kuesel, menaxher në Federatën Gjermane të Sigurimeve (GDV).
"Gjatë vitit 2014 u raportuan 210 000 biçikleta të vjedhura, që ishin të siguruara. Kjo përbën shifrën rekord të pesë viteve të fundit", thotë gazeta.
Por, numri i përgjithshëm i biçikletave të vjedhura në 2014, sipas policisë, ishte 340 000.
"Vjedhja e biçikletave është një krim në masë", tha president i Shoqatës Gjermane të Biçikletave (ADFC), Ulrich Syberg.
Ndërkohë, politikanët këshillojnë pronarët e biçikletave që të ruajnë më mirë pasurinë e tyre./ a.jor.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr më shumë se 50% të votave, mazhoranca më e pëlqyer në emigracion