/ATSH-DPA/ - Vala e të nxehtit në fundjavë theu rekordin kombëtar në Gjermani si temperatura më e lartë e regjistruar.
Shërbimi gjerman për motin tha se termometri në Kitzingen, në qytetin jugor të Bavarisë shënoi 40,3 gradë Celsius të dielën, duke thyer rekordin e vitit 2003 me 0.1 gradë.
Përpjekjet e gjermanëve për t'u freskuar rezultuan fatale, 12 mbytje në liqene, lumenj dhe pishina.
Spikeri për shërbimin e motit tha se stuhitë e mbrëmjes së dielës thyen të nxehtin duke sjellë rënie të temperaturave, shira të rrëmbyeshëm si dhe erëra me një shpejtësi 90-100 kilometra ne orë.
Dy persona janë plagosur nga rrufetë.
Stuhitë kane ndikuar gjithashtu edhe udhëtimin ajror pasi 17 avionë u devijuan nga aeroporti "Tegel" i Berlinit për në pika tjera. Udhëtime të tjera në u anuluan.
Shirat shkaktuan anullimin e disa udhëtimeve me tren prej pemëve të rëna sipër shinave të trenit.