LONDËR, ATSH-ANSA/ - Është koha e pushimeve verore dhe media britanike rikthehet të fotografojë kryeministrin David Cameron, i cili këtë vit ka zgjedhur Portugalinë si destinacion për të kaluar pushimet së bashku me familjen. Dhe ja e ashtuquajtura fotografia-mundësi (photo-opportunity) tashmë tradicionale për Cameron dhe bashkëshorten e tij, e marrë ndërkohë që çifti kryeministror viziton tregun e peshkut në lokalitetin portugez Cascais. Por, gazetat e përditshme angleze nuk harrojnë të bëjnë të ditur se një fotografi pothuajse e njëjtë ishte bërë edhe vitin e kaluar. Fotografi që tregonte çiftin e banorëve të Downing Street-it, përsëri në një treg peshku. Dy fotot, njëra përkrah tjetrës ishin edhe në faqet e para të disa gazetave, ajo e bërë dje dhe ajo e shkrepur në vitin 2013. Fotot tregojnë peshkun e ekspozuar dhe sidomos fytyrat e Cameronit dhe të bashkëshortes së tij që janë sërish pothuajse identike, madje edhe veshjen e çiftit. Një fustan i lehtë i errët për Samantën dhe një bluzë blu dhe pantallona të zeza për Davidin. Dhe efekti është ai i një 'deja' vu'-je./ a.jor.