Ministri letonez i Punëve të Jashtme, Edgars Rinkevics
RIGA, 7 nëntor /ATSH-AFP/ - Ministri letonez i Punëve të Jashtme, Edgars Rinkevics është bërë politikani i parë në vendin e tij dhe në të gjitha vendet balltike që pranon publikisht homoseksualitetin e tij. "Njoftoj krenar se jam homoseksual... Fat të mirë për të gjithë ju", ka shkruar një mesazh në rrjetin social Twitter. Ministri, 41 vjeç, ka qenë në qendër të zërave përsa i përket orientimit të tij seksual, kryesisht gjatë fushatës së fundit për zgjedhjet legjislative që u zhvilluan në muajin tetor. Në mesazhin e tij në Twitter ai mbështet legjislacionin për partneritetin mes personave të të njëjtit seks, me imazhin e një ligji të miratuar së fundi në Letoni. "Vendi ynë duhet të krijojë një kuadër ligjor për të gjitha llojet e partneriteteve, do të luftoj për ta arritur këtë. E di që kjo do të shkaktojë menjëherë një megahisteri, por "Proudtobegay", shkruan Rinkevics. Efektivisht, deklarata e tij pritet të ngjallë reagime në vendin balltik prej dy milionë banorësh ku paradat e homoseksualëve janë shoqëruar kryesisht me protesta nga qindra persona, pjesa më e madhe të krishterë./ /ec/ a.jor.







