MOSKË, 26 nëntor /ATSH-ANSA/ - Të 74 pasagjerët e një avioni siberian charter u detyruan të zbresin në pistën e mbuluar me dëborë të një aerodromi, në një temperaturë që shënonte minus 52 gradë Celsius, për të shtyrë aeroplanin me të cilin do të udhëtonin, pasi rrëshqitësja e tij kishte ngrirë dhe ishte bllokuar.
Faqja online e internetit LifeNews, që njoftoi për ngjarjen, shtoi se vaji i frenave të rrëshqitëses së avionit, tip Tupolev T-134, kishte ngrirë duke penguar kështu ngritjen në ajër të aeroplanit.
Avion që u ngrit menjëherë pas shtyrjes që i dhanë pasagjerët, të cilët udhëtonin nga Igarka për në Krasnojarsk.
"Pas kësaj ngjarjeje, kompania ajrore "Katek Avia" rrezikon shumë pasi prokuroria patjetër do ta akuzojë për mosrespektim të normave të sigurisë", thanë dëshmitarë të ndryshëm./ a.jor.