Eksperti i sigurisë Fatjon Softa u ftuar në Report Tv tha se SPAK pritet të godasë sërish me një operacion të ri për goditjen e grupeve kriminale. I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Softa tha se të përfishirë mund të rezultojnë edhe policë të nivelit të lartë.
“Do ketë një operacion në shkallë më të gjerë, me disa rrestime të personave, të cilët më në fund kanë prova, që mund të çojnë në arrestime. Kjo që ka krijuar pritshmërinë e publikut dhe tronditjen e këtyre grupeve. Mund të çojë në shkatërrim apo në sekuestrim të pasurive, se ajo që i mban këto grupe është aktiviteti financiar.
Nuk e dimë se çfarë ka SPAK në dosje. Dumani ka shprehur se ku janë aktivitete, qytetet dhe lidhjet. Do kemi një operacion që do shkojë jo vetëm në goditjen e grupeve, por edhe persona të tjerë të përfshirë. Fakti që kemi një tjetër autodeklaratë, që u kërkon policëve nëse kanë pasur lidhje me persona të botës së krimit, shkëmbime vlerash monetar, i paraprin ndoshta një operacioni të afërt që mund të rezultojë me arrestime të nivelit të lartë të punonjësve të policisë”, tha Softa në Report Tv.
“S’e dimë kush do goditet, pro sigurisht SPAK pritet të godasë shumë shpejt”, tha gazetari Sokol Dema.
Lajmi kryesor: