Sokol Cikalleshi: Për tri pikë na duhet edhe gjysmë goli, të tregojmë burrëri


Sokol Cikalleshi duket gati për Çekinë dhe Poloninë, me ndeshjet e Kombëtares që vlejnë për kualifikueset e Euro 2024. Nga grumbullimi në ditën e parë në Tiranë, kavajasi kërkon "burra në fushë".

"Përsëritja e Euro 2016? Normalisht mendoj se ky grumbullim është nga më të rëndësishmet gjatë këtyre viteve. Janë dy ndeshje ku duhet të jemi të fokusuar dhe është kënaqësi e dyfishtë. E kam përjetuar njëherë Europianin dhe nëse do të përjetoja për herë të dytë aventura ime me kombëtaren do të ishte ndryshe. Ne që kemi arritur një herë Europianin duhet të jemi të fokusuar dhe të ndihmojmë lojtarët të rinj.

Sulmi? Të gjithë sulmuesit e kanë nisur kampioniatin mirë me golat. Me përgatitjet që do të bëjmë këto ditë duhet të bëjmë maksimumin që edhe sulmuesit dhe lojtarët e tjerë të japin maksimumn për të arritur te fitorja.

Qëndrimi në Turqi? Unë ndihem mirë në Turqi, pasi është viti i 8-të atje. Unë e kuptoj shumë mirë ligën dhe punoj çdo ditë me të njëjtin seriozitet. Këto dy ndeshje janë mjaft deçizive. E mira është që duhet të shënojmë sa më shumë dhe të sigurojmë 3 pikët, por ndaj Çekisë nuk do të jetë aspak e lehtë. Fokusi dhe përqëndrimi ynë duhet të jetë maksimal. Nuk duhet të kënaqemi kaq lehtë. Kjo është java kur burrat duhet të dalin në shesh. Vetëm duke qenë një trup i vetëm mund të arrijmë te ëndrra që kemi. Ne jemi gati dhe sulmuesit kanë shënuar, mesfushorët kanë luajtur, ashtu edhe mbrojtësit. Ne duhet të jemi të anagazhuar dhe duhet të japim shpirtin në fushë.

A do t’i shënonit sërish Çekisë? Goli që kam bërë me Çekinë është një nga më të bukurit e karrierës. Nëse e përsëris diçka të tillë do të ishte diçka pozitive për ne. Por nuk duhet të ngelemi këtu. Do të preferoja më shumë një gjysmë goli dhe të merrnim 3 pikët. Të gjithë lojtarët janë të gatshëm për këtë sfidë. Ne e kemi kuptuar se çfarë duhet të bëjmë. Kemi ndërtuar një stil loje dhe ne e kemi në kokë se çfarë kërkon trajneri.

Ndryshimi nga 2016? Ne nuk jemi kombëtare që e arrijmë Europianin dhe Botërorin çdo 4 vjet. Një ndeshje mund të ndryshojë fatet tona dhe tashmë kemi mundësinë për ta bërë për të dytën herë. Këto dy ndeshje janë shumë të rëndësishme dhe nuk dua të flas vetëm për ëndrrën. Duhet të jemi të fokusuar dhe do të nisemi që nga Çekia. Ndaj tyre për vetëm 3 pikët, nëse nuk marrim dot 3 pikët të mos largohemi pa pikë", tha Cikalleshi.


Lajmi kryesor:

Euro 2024/ 'Në fushë do dalin burrat', Cikalleshi dhe Bajrami para Çekisë: Sylvinho na ka ndihmuar psikologjikisht, nuk humbasim  


S.Dh/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare