Euro 2024/ 'Në fushë do dalin burrat', Cikalleshi dhe Bajrami para Çekisë: Sylvinho na ka ndihmuar psikologjikisht, nuk humbasim  

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë me Republikën Çeke më datën 7 shtator në Pragë, ndërsa tre ditë më pas më 10 shtator është sfida e dytë me Poloninë, që do të luhet në stadiumi “Air Albania” të Tiranës. Të dyja duelet vlejnë për kualifikueset e Europianit 2024, me tanët që janë në grupin E dhe në garë për një vend në finalet e turneut të Gjermanisë.

Këtë të hënë djemtë e drejtuar nga Sylvinho janë grumbulluar në Tiranë, për të nisur përgatitjet e dy sfidave deçizive. Për mediet folën sulmuesi Sokol Cikalleshi i Konyaspor dhe Nedim Bajrami i Sassuolos.

Për Cikalleshin, në këto dy ndeshje në fushë duhet të dalin burrat. Kundër Çekisë në asnjë mënyrë nuk duhet të ketë humbje.

"Unë ndihem mirë në Turqi, pasi është viti i 8-të atje. Unë e kuptoj shumë mirë ligën dhe punoj çdo ditë me të njëjtin seriozitet. Këto dy ndeshje janë mjaft deçizive. E mira është që duhet të shënojmë sa më shumë dhe të sigurojmë 3 pikët, por ndaj Çekisë nuk do të jetë aspak e lehtë. Fokusi dhe përqëndrimi ynë duhet të jetë maksimal. Nuk duhet të kënaqemi kaq lehtë. Kjo është java kur burrat duhet të dalin në shesh. Vetëm duke qenë një trup i vetëm mund të arrijmë te ëndrra që kemi. Ne jemi gati dhe sulmuesit kanë shënuar, mesfushorët kanë luajtur, ashtu edhe mbrojtësit. Ne duhet të jemi të anagazhuar dhe duhet të japim shpirtin në fushë.

A do t’i shënonit sërish Çekisë? Goli që kam bërë me Çekinë është një nga më të bukurit e karrierës. Nëse e përsëris diçka të tillë do të ishte diçka pozitive për ne. Por nuk duhet të ngelemi këtu. Do të preferoja më shumë një gjysmë goli dhe të merrnim 3 pikët. Të gjithë lojtarët janë të gatshëm për këtë sfidë. Ne e kemi kuptuar se çfarë duhet të bëjmë. Kemi ndërtuar një stil loje dhe ne e kemi në kokë se çfarë kërkon trajneri", tha sulmuesi 33-vjeçar.

Nga ana tjetër, Nedim Bajrami ndalet te ndihma që trajneri Sylvinho i ka dhënë në anën psikologjike.

"Shumë i lumtur që kam shënuar dy gola në ndeshjet e fundit me Kombëtaren. Çekia është e fortë, por ne jemi gati dhe do japim gjithçka. Kam folur me trajnerin dhe më ka ndihmuar nga ana mentale, jam i lumtur që Sylvinho është këtu dhe dua të ndihmoj ekipin për tri pikë. Nuk duhet të humbasim", tha Bajrami.

Për grupin E kualifikues të Euro 2024, Çekia me shtatë pikë mban vendin e parë pas tre ndeshjeve, ndjekur nga Shqipëria me gjashtë pikë dhe Moldavia me pesë pikë (një ndeshje më shumë). Polonia mban vendin e katërt me tre pikë dhe Ishujt Faroe në fund me një pikë.

Lista e futbollistëve të grumbulluar nga Sylvinho:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:30
Nedim Bajrami s'i trembet Çekisë: Tifozët na motivojnë, nuk e mendojmë humbjen


Nga grumbullimi me Kombëtaren foli edhe fantazisti i Sassuolos, Nedim Bajrami. Me dy golat e fundit në ekipin kuqezi, kreditet që ai të ketë një fanellë titullari kundër Çekisë dhe Polonisë janë të mëdha. Për të, një ndihmë të madhe i ka dhënë nga ana psikologjike trajneri Sylvinho.

"Shumë i lumtur që kam shënuar dy gola në ndeshjet e fundit me Kombëtaren. Çekia është e fortë, por ne jemi gati dhe do japim gjithçka. Kam folur me trajnerin dhe më ka ndihmuar nga ana mentale, jam i lumtur që Sylvinho është këtu dhe dua të ndihmoj ekipin për tri pikë. Nuk duhet të humbasim. Jam i gëzuar që edhe Berisha e ka gjetur një ekip të mirë, flas edhe me Ismajlin. Rëndësi ka që mendja të jetë te Çekia.

Tifozët, presion apo motivim? Jemi shumë të lumtur që tifozët do jenë në stadium dhe do na ndihmojnë.

Repartet? Të gjithë duhet të jemi në formë, është shpirti që duhet të futet në fushë.

Këshillat e trajnerit? Nuk kam folur me trajnerin, ne jemi gati për përgatitje të mira. Çekia është fizikisht e fortë dhe ne jemi gati", tha Nedim Bajrami.

Ora 12:29
Sokol Cikalleshi: Për tri pikë na duhet edhe gjysmë goli, të tregojmë burrëri


Sokol Cikalleshi duket gati për Çekinë dhe Poloninë, me ndeshjet e Kombëtares që vlejnë për kualifikueset e Euro 2024. Nga grumbullimi në ditën e parë në Tiranë, kavajasi kërkon "burra në fushë".

"Përsëritja e Euro 2016? Normalisht mendoj se ky grumbullim është nga më të rëndësishmet gjatë këtyre viteve. Janë dy ndeshje ku duhet të jemi të fokusuar dhe është kënaqësi e dyfishtë. E kam përjetuar njëherë Europianin dhe nëse do të përjetoja për herë të dytë aventura ime me kombëtaren do të ishte ndryshe. Ne që kemi arritur një herë Europianin duhet të jemi të fokusuar dhe të ndihmojmë lojtarët të rinj.

Sulmi? Të gjithë sulmuesit e kanë nisur kampioniatin mirë me golat. Me përgatitjet që do të bëjmë këto ditë duhet të bëjmë maksimumin që edhe sulmuesit dhe lojtarët e tjerë të japin maksimumn për të arritur te fitorja.

Qëndrimi në Turqi? Unë ndihem mirë në Turqi, pasi është viti i 8-të atje. Unë e kuptoj shumë mirë ligën dhe punoj çdo ditë me të njëjtin seriozitet. Këto dy ndeshje janë mjaft deçizive. E mira është që duhet të shënojmë sa më shumë dhe të sigurojmë 3 pikët, por ndaj Çekisë nuk do të jetë aspak e lehtë. Fokusi dhe përqëndrimi ynë duhet të jetë maksimal. Nuk duhet të kënaqemi kaq lehtë. Kjo është java kur burrat duhet të dalin në shesh. Vetëm duke qenë një trup i vetëm mund të arrijmë te ëndrra që kemi. Ne jemi gati dhe sulmuesit kanë shënuar, mesfushorët kanë luajtur, ashtu edhe mbrojtësit. Ne duhet të jemi të anagazhuar dhe duhet të japim shpirtin në fushë.

A do t’i shënonit sërish Çekisë? Goli që kam bërë me Çekinë është një nga më të bukurit e karrierës. Nëse e përsëris diçka të tillë do të ishte diçka pozitive për ne. Por nuk duhet të ngelemi këtu. Do të preferoja më shumë një gjysmë goli dhe të merrnim 3 pikët. Të gjithë lojtarët janë të gatshëm për këtë sfidë. Ne e kemi kuptuar se çfarë duhet të bëjmë. Kemi ndërtuar një stil loje dhe ne e kemi në kokë se çfarë kërkon trajneri.

Ndryshimi nga 2016? Ne nuk jemi kombëtare që e arrijmë Europianin dhe Botërorin çdo 4 vjet. Një ndeshje mund të ndryshojë fatet tona dhe tashmë kemi mundësinë për ta bërë për të dytën herë. Këto dy ndeshje janë shumë të rëndësishme dhe nuk dua të flas vetëm për ëndrrën. Duhet të jemi të fokusuar dhe do të nisemi që nga Çekia. Ndaj tyre për vetëm 3 pikët, nëse nuk marrim dot 3 pikët të mos largohemi pa pikë", tha Cikalleshi.

S.Dh/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Trump do të blejë Grenlandën, Danimarka rrit shpenzimet për mbrojtjen e ishullit

Trump do të blejë Grenlandën, Danimarka rrit shpenzimet për mbrojtjen e ishullit