Sokol Çomo takim me të Ngarkuarën me Punë të SHBA-së dhe Gonzaton: Kemi marrë masat që vëzhguesit e ONM-së të jenë krah jush deri në mbylljen e procesit të Vetting-ut
Silvio Gonzato, Sokol Çomo dhe Nancy VanHorn
Kryetari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit Sokol Çomo priti dje në ambientet e Kolegjit, Ambasadorin e Bashkimit Europian në Tiranë Silvio Gonzato dhe Të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri Nancy VanHorn.
Në fokus të këtij takimi ishte procesi i rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve (Vetting) dhe përfundimin e tij brenda afateve kushtetuese.
Kryetari i Kolegjit vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të BE-së dhe ShBA-së procesin e Vetting-ut dhe theksoi domethënien e saj për ecurinë e këtij procesi të vështirë, që tashmë ka hyrë në fazën përmbyllëse të tij. Në një panoramë të shkurtër rreth procesit të Vetting-ut, Çomo tha se për të përfunduar gjykimin e rreth 100 çështjeve të mbetura brenda qershorit të vitit 2026, Kolegji, përveçse ka marrë të gjitha masat e nevojshme, ka bashkëpunuar ngushtësisht me Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit për krijimin e një plani pune konkret që ka filluar të zbatohet.
Ambasadori i BE-së në Tiranë Silvio Gonzato, theksoi mbështetjen e BE-së në këtë proces, duke shtuar se është e rëndësishme që secili prej subjekteve të rivlerësimit, çështja e të cilit është në pritje për t’u shqyrtuar, të jetë përballë të njëjtave standardeve të gjykimit, të vendosura nga Kolegji.
“Ne vlerësojmë punën tuaj, bashkëpunimin me ONM-në, si dhe përpjekjet për të ruajtur standardet e gjykimit. Keni gjithë mbështetjen tonë, kemi marrë masat që të gjithë vëzhguesit e ONM-së të jenë të pranishëm krah jush deri në mbylljen e procesit të Vetting-ut”, u shpreh ambasadori i BE-së Gonzato.
Nancy VanHorn shprehu gjithashtu vlerësimin për përpjekjet e gjyqtarëve të Kolegjit në këtë proces sfidues, për të ruajtur ekuilibin e ritmit të shtuar nga njëra anë dhe ruajtjen e cilësisë së gjykimit nga ana tjetër.
"Ne e kuptojmë se sa sfidues është ky proces për ju dhe familjet tuaja. Angazhimi juaj për ta përfunduar atë brenda mandatit kushtetues tregon forcë dhe duhet të shërbejë si shembull për institucionet e tjera të drejtësisë”, tha VanHorn.
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Mars, 10:09
Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?
-
Shumë
83.5%
-
Pak
11.9%
-
Nuk e di
4.5%
Vota total: 1457
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pasuria dhe profesionalizmi, Vettingu i KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Erind Reovica
19 Mars, 10:32
-
Mblidhet Këshilli Kombëtar i Integrimit, Gonzato: Ka pasur progres! S'ka më kohë për zvarritje, ky është proces i rëndësishëm për integrimin në BE dhe kërkon bashkëpunim
11 Mars, 13:38
-
Kreu i delegacionit të BE takohet me gjyqtarët e GJK, Gonzato: Do vijojmë të mbështesim reformën në drejtësi dhe Gjykatën Kushtetuese
6 Mars, 19:28
-
Ambasadori i BE në Shqipëri: Reforma në drejtësi është e pakthyeshme! Zbatimi i saj ka vëmendjen dhe mbështetjen tonë
4 Mars, 21:57
-
BE: Mbështesim zgjerimin dhe anëtarësimin në familjen europiane të Shqipërisë dhe vendeve të rajonit! Të bashkuar përballojmë edhe krizat
28 Shkurt, 10:35
-
Negociatat përplasin PS-PD, Tabaku: Jemi pro integrimit, por s'ka transparencë! Spiropali: S’ka plan B përveç integrimit në BE! Hasani: S’jam këtu për fushatë
28 Shkurt, 10:01
-
KPA rrëzon SPAK-un e ONM, me shumicë votash konfirmon në detyrë prokurorin e Tiranës, Valentin Preçin! Sokol Çomo e Ina Rama votuan shkarkimin, si Dumani
26 Shkurt, 16:36
-
‘Arrestet me burg pa kriter’, Dumani ‘replikë’ me Ramën: Përpjekja që SPAK të duket si institucion represiv, tentativë e dështuar! Bani: S’mund t’u bëhet gjyqi gjyqtarëve
26 Shkurt, 10:50
-
Media dhe kujtesa, si raportohet për të kaluarën në Shqipëri! Vëzhgimi i IDMC: 'Report Tv', media që i kushton më shumë rëndësi së shkuarës
24 Shkurt, 14:11
-
Parandalimi i krimeve zgjedhore/ Dumani i përgjigjet Ramës: Askush s'duhet të ketë frikë sa kohë bën detyrën, hetimi do kryhet pa ndikim politik
21 Shkurt, 12:43
-
BE nis programin mbështetës prej 7.2 milionë eurosh për të përshpejtuar integrimin e Shqipërisë! Gonzato: Gati të mbështesim planet ambicioze
14 Shkurt, 15:32
-
E Ngarkuara me Punë e SHBA-së takim me ministrin Hoxha: Strukturat tona, të angazhuara për procesin elektoral të 11 majit
4 Shkurt, 14:10
Do shihet mbeshtetja pasi te mbaroje mandati i organeve te vettingut.
Përgjigju