TIRANE-Ish-zv.ministri i Drejtësisë, Sokol Hazizaj, në një intervistë për gazetën "Shqiptarja.com" tha se politika është e mbushur me spiunë. Ndërsa nënvizoi se pushteti merret në Shqipëri jo në SHBA.
Keni qënë një nga drejtuesit e Komisionit të Ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë. Si është gjendja e sistemit të drejtësisë sot?
Të japësh opinion të përmbledhur për drejtësinë është shumë e vështirë, por jo e pamundur. Në këtë kuptim mund të pohoj se ajo që më bën të ndihem jo mirë është produkti ligjor dhe ai i dhënies së drejtësisë. Sa i përket produktit ligjor konstatohet lehtë se në mënyrë të vazhdueshme ligjvënësi dhe për arsye të polarizimit drastik që ka midis kaheve politike, është shfaqur i njëanshëm dhe konfliktual, ose në mënyrë të vazhdueshme hyn në ndryshime të shpeshta të një ligji duke e ditur që ndryshimet e mëparshme ende nuk ishin përvetësuar ose reflektuar në edukimin ligjor të qytetarëve. Kjo që deklarova konstatohet lehtë si në fushën e pronësisë ashtu dhe në drejtim të menaxhimit të financimit publike.
Po me dhënien e drejtësisë në Shqipëri, respektohet ligji...?
Lidhur me dhënien e drejtësisë, për të cilën qytetarët ndeshen në mënyrë të përditshme dhe në mënyrë flagrante e pohojnë si të veshur me korrupsion, jam i mendimit se vlerësimi i këtij trupi si të tillë nuk është i thjeshtë për faktin se korpusi gjyqësor nuk është dhe nuk ka mundësi të jetë i ndarë nga atmosferë shumë e nderë që ekziston tashmë në vendin tonë.
Duke parë vendimet më të fundit të drejtësisë, për rastin e Gërdecit, rastin "Meta" dhe një sërë vendimesh të tjera, mendoni se tashmë drejtësia është tërësisht nën trysninë e politikës?
Më takon të deklaroj ndoshta ndryshe nga ato çfare janë dëgjuar deri tani në kuptimin politik, për shkak të profesionit që kam. Ritheksoj se në përgjithësi dhe gjykata është dhe s'ka mundësi të jetë ndryshe nga niveli i përgjithshëm që ndodhemi, dhe si e tillë për shkaqe ligjore ose jo, provash ose jo ajo është e detyruar të japë një vendim, i cili për shkak të hierarkisë së sistemit të drejtësisë verifikohet dhe mundësohet sa të jetë e mundur procesi i shpagimit për fajin që ka konsumuar fajtori. Në këtë kuptim duhet pritur zhvillimi i gjykimit në shkallët e tjera të gjykimit. Në rastin e gjykimit të çështjes së 'Gërdecit' dhe të tjera çështje si kjo, do ishte më mirë që të gjithë faktorët përpara vendimit të gjykatës të heshtnin.
Ju mendoni se ka presion mbi drejtësinë...?
E kam thënë edhe njëherë tjetër se çdo lloj presioni apo denigrimi që i bëhet organit të dhënies së drejtësisë vetëm fsheh atë, dhe nuk ndihmon dhënien e saj. Deklarime të tilla se vendimi i gjykatës ishte pesë me zero, apo presioni që përdoret mbi gjykatën e apelit Tiranë se në qoftë se nuk japin drejtësi të japin dorëheqje, jo vetëm që nuk ndihmojnë proceset ligjore por e veshin dashje pas dashje drejtësinë me vellon e paragjykimit. Po sikur në shqyrtimin e çështjes së kundërshtarit të Metës, të Priftit gjykata të japë sërish një vendim me një mazhorancë pesë me zero në favor të pafajsisë së Priftit, apo sikur Gjykata e Apelit të jepte pafajsi për të gjithë të pandehurit e 'Gërdecit', dhe banorët e Gërdecit të votonin sërish për mazhorancën parlamentare aktuale, çdo të thoshim pastaj? Në këtë vështrim konstatoj se politika duke mos u marrë me veten, problemet e saj, ka ushtruar e ushtron më tepër se presion mbi gjykatat e vendimet e saj. A s'është flagrante gjetja e një seri justifikimesh lidhur me konfliktet mbi krijimin e Gjykatës Administrative?
Janë të njohura akuzat e kryeministrit ndaj kryeprokurores Ina Rama dhe përplasjet e fundit me Ministrin e Drejtësisë, Halimi. Mendoni se Prokuroria po tronditet nga themelet?
Lidhur me cilësimet e Kryeministrit ndaj Prokurores së Përgjithshme s'mund të them ndonjë gjë të re, sepse duke qënë se ushtroj dhe detyrën e mbrojtësit ligjor nuk mund të paragjykoj të "kundërtën" palë në gjykim. Nga ana tjetër s'jam i mendimit që për shkak të inspektimit të Ministrisë së Drejtësisë pranë organit të akuzës, kjo e fundit të tronditet nga themelet. Asnjë inspektim, veçanërisht nëse ai është ligjor nuk i bën dëm një institucioni tjetër, problemi është se cilat janë shkaqet dhe arsyet pse bëhet inspektimi dhe reflektimi i mëpastajmë i rezultatit të inspektimit në veprimtarinë e institucionit të inspektuar, në rastin konkret Prokurorisë.
Keni qënë zv.ministër i drejtësisë, si e konsideroni heqjen e kompetencës për faljet nga Presidenca dhe kalimi te Drejtësi?
Lidhur me Ligjin nr.10295, Datë: 01.07.2010 "Për faljen", theksoj se është në vazhdën e një morie ligjesh, të cilat kanë më shumë karakter individual se sa karakter human dhe të përgjithshëm. Nuk kam dëgjuar që për shkak të aplikimit të këtij ligji të ketë përfituar ndonjë shtetas që ka qënë duke vuajtur dënimin dhe e ka merituar aplikimin e këtij ligji. Jam i mendimit se dhe vetë propozuesit janë bërë pishman për hartimin dhe miratimin e këtij ligji. Shpresoj që me ndërrimin e figurës së presidentit të ndërmerret dhe një akt tjetër individual për zhbllokimin e situatës së rëndë të mbipopullimit në burgje.
Ligji i Lustracionit vijon të shtyhet e të mos miratohet. Çfarë e pengon dhe sa i domosdoshëm është miratimi i një ligji të tillë?
Ligje të tilla me karakter dhe përmbajtje përjashtimor s'janë të thjeshta në një vend i cili për shkak të prioriteteve demokratike që mbart mbi vete motivohet nga liria dhe demokracia. Por gjithashtu nuk duhet harruar që përvoja jonë demokratike është dhe po bëhet kaq e vështirë dhe e pamundur dhe për shkak të mosfunksionimit dhe mos aplikimit të ligjeve me përmbajtje përjashtuese të personave me të kaluar të errët sociale, politike dhe profesionale. Ajo që mua më shqetëson është fakti se shoqëria jonë vihet përpara dilemës së lustracionit vetëm në prag fund mandatesh parlamentare, dhe pas kalimit të kësaj kohe interesi për këtë ligj humbet.
Mendoni se me ligjin për 'Lustracionin' goditen individët...?
Me bindje e them dhe vazhdoj të thërras se në pjesën më të madhe të tyre draftet ligjore më shumë kanë karakter individual se sa karakter të përgjithshëm dhe universal, prandaj dhe nuk zbatohen. Ne kemi vuajtur dhe vazhdojmë të vuajmë nga karakteri primitiv qeverisës dhe kundërshtues të saj, duke mos dalë asnjëherë nga karakteri individual i zgjidhjes së çështjes. Në kushtet kur qeverisja e opozita priren nga sente individuale dhe pragmatiste të çastit, konkluzioni është i qartë, ky ligj s'mund të kalojë dhe s'ka se si.
Ka ish-spiunë të Sigurimit të Shtetit në politikën shqiptare, ose më konkretisht ka ish-spiunë në Kuvend dhe në qeveri?
Nuk ka kuptim politika shqiptare pa ish-spiunët e Sigurimit të Shtetit, ne bashkëjetojmë me ta dhe s'mund ta imagjinojmë jetën pa ata. Kush do të na e kujtojë diktaturën më shumë dhe më mirë se sa ata. Për ta thënë në mënyrë më të përmbledhur dhe më të shkurtër, ka ish-Spiunë të Sigurimit të Shtetit me shumicë, madje me çmime shumice dhe me shumicë karakteresh dhe hierarkish. Madje ish-spiunët e Sigurimit të Shtetit janë ata që bërtasin më fort për "lustracionin" dhe gjenden në të gjitha nivelet e politikës shqiptare, pa asnjë dallim.
Mendoni se tashmë ka ardhur koha e ndryshimit të pushtetit në Shqipëri dhe sa të gatshme e shihni PS për të qeverisur vendin?
E kam thënë edhe herë të tjera, palët janë pajtuar për ndryshimin e radhës, por rruga e gjetur nuk është normale. Tabloja politike e momentit vjen si rrugëtim drejt SHBA-së dhe kthim. Secili prej protogonistëve përpiqet ta trajtojë vizitën e tij si fitore në zgjedhjet e vitit 2013, sikur pjesa e tortës së votave do të vinte nga atje. Zëri diplomatik ndryshe nga triumfatorët vendas përpiqet të ngrejë cilësin e procesit të numerimit të votave. Ajo që më inkurajon është fakti i besimit në ndryshim, sepse duhet ndryshuar.
Çfarë duhet të bëjë këtë vit elektoral që të maksimalizojë vota dhe e majta të rikthehet pas tetë vitesh në krye të vendit?
Fitorja e zgjedhje kërkon realizimin e dy momenteve kryesore, së pari të jesh i qartë për zgjedhësit dhe të njohësh të drejtën zgjedhore. Mendoj se e para është në proces për pasojë të programit politik të shpallur nga PS-ja, i cili është duke u ballafaquar me grupet e interesit. Sa i përket të drejtës zgjedhore, theksoj se megjithëse koalicionet zgjedhore janë të vështira, Kodi Zgjedhor është njëanshmërisht i prirur për to, që do të thotë duhet reflektuar.
Presidenti Topi dhe ish-nënkryetari i KLD, Spahiu po tentojnë qendrën e djathtë të politikës shqiptare. Sa e dëmton Berishën një lëvizje e tillë dhe sa mund të ndihmojë Ramën më 2013?
Nuk mendoj se ka ndonjë lidhje midis fitores së zgjedhjeve nga PS-ja në 2013 me partitë e Topit dhe Spahiut, përveç faktit që këta të fundit vetëm për shkak se janë shpallur kundërshtarë të Kryeministrit mund të jenë deputet të legjislaturës ardhshme.
Cila mendoni se duhet të jetë rruga për të arritur një standard që të mos ketë vjedhje votash dhe zgjedhje të kontestuara?
Numërimi elektronik dhe nënshkrimi i një deklarate parazgjedhore për pranimin e çdo rezultati të ardhur për shkak të këtij numërimi.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com