Sokol Koçiu: Shtyrja e gjyqit
‘Dajti’ jo për faj të avokatëve

Sokol Koçiu: Shtyrja e gjyqit<br />‘Dajti’ jo për faj të avokatëve
TIRANE- “Çështja “Dajti”, po pengohet nga vetë gjykata dhe jo nga avokatët mbrojtës”. Kështu shprehet Sokol Koçiu, i cili sqaron se situate ka arritur kulimin, si pasojë e vendimeve të vetë gjykatës.Koçiu, tregon se nuk ka asnjë rast të kërcënimit të avokatëve, por ka sherre brenda gjyqtarëve, për dorëheqjen e tyre nga procesi gjyqësor.

Pas shtyrjes së seancës të 242 ndaj të pandehurit Dajti, këshilltari Juridik i këtij të fundit Sokol Koçiu tregon në një intervistë për Shqiptarja.com se shkak i kësaj situate, nuk janë avokatët, Dajti, apo dikush tjetër, por vetëm Gjykata e Krimeve të Rënda. Sipas tij, çështja Dajti ka hyrrë në një rrugë pa zgjidhje, dhe se e gjithë kjo situatë, ka ardhur si rezultat i vendimeve të marra nga vetë gjykata, duke pranuar prova të falcifikuara. Koçiu, sqaron se ska asnjë kërcënim ndaj avokatëve, por ka sherr në gjykatë për dorëheqjen e gjyqtarëve. Ndërkohë që Koçiu sqaron se një efektiv policie e ka qëlluar Dajtin nga një lokal me armë zjari në 7 gusht dhe se kjo ngjarje sot e kësaj dite, nuk po zbardhet.

Zoti, Koçiu sot (dje) është shtyrë seanca e 242 ndaj Dritan Dajtit. Ka dështuar gjyqi ndërkohë që gjykata nuk është shprehur për kërkesën e Dajtit lidhur me vënien në dispozicion të rrobave të efektivave që kanë mbetur të vrarë në 7 gusht. Kemi gjykatën, që nuk shprehet, Dhomën e Avokatisë që paraqet listë avokatësh me mangësi dhe Dajtin që kërkon të njihet me provat. A mund të quhet një proces gjyqësor normal dhe i ligjshëm ky?

Gjithë jurisprudenca e planetit tonë i ka garantuar njerëzimit një të drejtë universale: “Kushdo ka të drejtën e një gjykimi të drejtë dhe publik brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme e caktuar me ligj”. Nisur nga fakti që përemri “kushdo” në këtë rast përfshin edhe të pandehurin Dritan Dajti, dëshiroj që përgjigjen e kësaj pyetje t’a derivoj pikërisht tek kjo garanci themelore, e cila së pari parasheh gjykim të drejtë. Në jurisprudencë, ndryshe nga shkencat ekzakte nocioni “i drejtë” nuk lidhet as me segmentin e as me drejtëzen, por me detyrimin e gjykatës që në çdo rast të disponojë me ligj dhe në asnjë rast pa të. Përkundër sa sipër, në procesin gjyqësor të Dajtit ka ndodhur e pabesueshmja. Kur në të gjithë botën ndalohet gjykimi i të pandehurit pa avokat (përveç rasteve kur ai dëshiron të mbrohet vetë), “Gjykata e Dajtit”, ka vendosur që gjykimi i tij të bëhet pa avokat. Së dyti, garancia e sipërpërmendur parasheh gjykimin publik, çka do të thotë që gjykimi duhet të jetë me dyer të hapura. “

Gjykata e Dajtit”,bëri të kundërtën. Shpërfilli këtë detyrim kushtetues, për t’ju nënshtruar urdhërit të një zv.drejtori policie i cili kërkonte me çdo kusht që pyetja me cilësinë e dëshmitarit të punonjësve të policisë që shkaktuan atë tragjedi të bëhej me dyer të mbyllura. Së treti, garancia e sipërpërmendur parasheh gjykimin brenda një afati të arësyeshëm. “Gjykata e Dajtit”,bëri të kundërtën. Afatin e gjykimit të çështjes nuk e lidhi me arsyen duke bërë kështu që vetëm fillesa e tij,të shkojë tre vjet. Së katërti, garancia e sipërpërmendur parasheh gjykimin nga një gjykatë e pavarur. “Gjykata e Dajtit” bëri të kundërtën. Pavarësinë e saj nuk e tregoi qoftë në një seancë të vetme, madje edhe atëherë kur prokurori deklaroi përpara saj se kish zhdukur me dashje provat e pafajësisë së Dritan Dajtit, teshat civile të punonjësve të policisë të vrarë në vendngjarje.

Së pesti, garancia e sipërpërmendur parasheh gjykimin nga një gjykatë e paanëshme. “Gjykata e Dajtit”, bëri ekstremisht të kundërtën, duke pranuar 100 për qind të kërkesave të prokurorit dhe rrëzuar 100% të kerkesave të tij. Së gjashti,  garancia e sipërpërmendur parasheh gjykimin nga një gjykatë e krijuar me ligj. “Gjykata e Dajtit” po bën të kundërtën. Vazhdon gjykimin në kushtet kur dy nga gjyqtarët e kanë të ndaluar me ligj të gjykojnë çështjen sepse kanë qënë dëshmitar kundër tij në një proces gjyqësor të lidhur me këtë që po gjykojnë.

Ju si këshilltar ligjor por edhe Dajti, gjithmonë keni pretenduar për manipulime nga ana e policisë dhe prokurorisë lidhur me administrimin e provave, dhe keni shkuar edhe më tej ku keni thënë se disa prej tyre janë falcifikuar. Në këto kushte ku ndodhet procesi, çështja mos duhet rrihetuar edhe një herë nga policia dhe prokuroria?

Unë nuk kam pretenduar, por e kam vërtetuar plotësisht që provat dhe vendi i ngjarjes janë fallsifikuar e manipuluar nga punonjësit e policisë që kanë marrë në operacion, në mënyrën me korruptive të mundëshme. Them që ky është vetëm fillimi, pasi jam i bindur që Dajti në seancat e ardhëshme do paraqes fakte e prova akoma më trishtuese. Ndaj nën dritën e këtyre zhvillimeve të reja procesi gjyqësor nuk mund të vazhdojë nëse nuk rikthehet legjitimiteti i tij. Të gjitha rrugët ekzistojnë si kthimi për rihetim ashtu dhe gjykimi nga e para. Por në fillim duhet të rikthehet arsyeja dhe gjykimi i ftohtë për drejtësi në gjykimin e këtij procesi.

Si qëndron e vërteta e mos gjetjes së avokatë. Pasi shpesh në korridoret e gjykatës pëshpëritet se avokatët largohet pasi i kërcënon Dajti?

Po të flasim për përshpëritje edhe mua më ka zënë veshi që Kryetari i Gjykatës për Krime e Rënda sherroset përditë me gjyqtarët e kësaj çështje të cilët kërkojnë heqjen dorë nga gjykimi. Nuk besoj se edhe ata janë të kërcënuar nga Dajti. Tashmë të gjithë, madje edhe publiku i gjërë është ndërgjegjësuar për të vërtetën e masakrës dhe për të padrejtën që i është bërë deri më sot të pandehurit Dajti gjatë seancave gjyqësore.

Avokati Ndue Pjetra, disa kohë më parë propozoi në gjykatë se nëse gjykata i jep 200 mijë euro, garantonte mbrojtjen e Dajtit. Për ju a është një zgjidhje kjo?
Përderisa avokati Pjetra e garantoi, do të thotë që zgjidhja u gjet. Ishte “Gjykata e Dajtit” ajo që e refuzoi këtë zgjidhje.

Në 7 gusht Dritan Dajti, mbeti i plagosur rëndë. Është pyetur për këtë episod Dajti, dhe çfarë ka pretenduar?

Po. Ai gjithmone ka pretenduar që është qëlluar me armë zjarri nga një lokal në anë të rrugës për tek shtëpia e tij në plazhin Iliria.
Ju jeni personi që mbani kontakte me Dajti në aspektin këshëllimor. Në bisedat tuaja, Dajti a ju ka dhënë një zgjidhje për cështjen e tij?
Sigurisht. Zgjidhja e vetme për të është fillimi i gjykimit nga e para dhe kthimi i legjitimitetit të procesit.
(Ne foto: Sokol Koçiu)
 
 Shkrimi u publikua sot (26.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë