Solari flet si trajner i Realit të Madridit: Grupi është i goditur, por i uritur për të ndërruar faqe

Solari flet si trajner i Realit të Madridit: Grupi është i goditur, por i uritur për të ndërruar faqe

Santiago Solari

Julen Loptegi ka qëndruar në krye të Real Madrid vetëm 139 ditë. Trajneri spanjoll është shkarkuar nga detyra pas humbjes turpëruese në “El Clasico” dhe pas një sërë rezultatesh negative. Bordi I Real Madrid e mori këtë vendim pas një mbledhje që zgjati dy orë e gjysëm dhe në vendin e Lopetegit është emëruar përkohësisht Santiago Solari, trajneri i ekipit të dytë.

42-vjeçari argjentinas në karrierën e tij si futbollist ka ka qenë për 5 vite pjesë e Real Madrid, ndërsa tani do të ketë mundësinë për të shërbyer në një tjetër rol vital. Në konferencën e parë për shtyp si trajner I Realit Solari është shprehur:

“Grupi është I goditur nga situata, por i bindur për ta ndryshuar. Është një grup I mbushur me luftëtarë, kampionë të cilët kanë fituar gjithçka për këtë klub. Situata nuk është e lehtë por siç thashë jemi të bindur për ta ndryshuar.”

Solari ndërkohë ka zhvilluar seancën e parë stërvitore me Real Madrid, por gjithçka mund të ishte ndryshe nëse Conte nuk do të prishte marrëveshjen me “galaktikët”. Italiani ishte kandidati potencial për të zënë vendin e Loptegit, por disa detaje në orët e fundit kanë bërë diferencën.

Si fillim ishin deklaratat e kapitenit Sergio Ramos, që vendosi në pikëpyetje aftësitë menazherjale të Contes. Më pas akordi që përflitet se Real Madrid ka me Eden Hazard, futbollist të cilin italiani e ka stërvitur te Chelsea dhe nuk ka aspak marrëdhënie të mira. Në fund ishte edhe paga, detaj që vendosi përfundimisht mosdarkordësinë mes palëve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Mario Balotelli mezi qëndron në këmbë, sulmuesi filmohet i dehur dhe i shtrirë në rrugë

VIDEO/ Mario Balotelli mezi qëndron në këmbë, sulmuesi filmohet i dehur dhe i shtrirë në rrugë