SOLIDARITETI/ Banka e KiE-së 500 mijë euro Shqipërisë, gatishmëri për fonde të tjera në Programin e Rindërtimit

Kryeministri Edi Rama priti sot në një takim përfaqësuesit e Bankës së Këshillit të Europës, e cila ka akorduar një donacion prej gjysmë milioni euro (500 mijë euro) për të asistuar planifikimin e projektimin, me të gjithë gatishmërinë për të mbështetur me fonde të tjera Programin e Rindërtimit.

Në fillim të takimit, përfaqësuesi i Bankës së Këshillit të Europës u shpreh se “ne duam të dimë nëse ka projekte të tjera me qëllim që të ndihmojmë”.

Kryeministri shprehu mirënjohjen për donacionin e Bankës së Këshillit të Europës, ndërsa vlerësoi bashkëpunimin e shkëlqyer me Bankën. “Ne kemi shumë projekte dhe një prej tyre është ai për strehimin social. Ky projekt që u arrit kur isha kryetar bashkie, më bën krenar”, tha Rama, gjatë këtij takimi.

Rama falënderoi për këtë donacion, ndërsa u shpreh se ne shpresojmë se do të kemi një konferencë donatorësh.

“Shpresojmë se konferenca do të mbahet së shpejti dhe ne të marrim më shumë. Por, në të njëjtën kohë ne do të shohim se çfarë gjërash të tjera mund të bëjmë së bashku me ju. Kemi shkolla, kopshte dhe institucione te kujdesit parësor që kanë nevojë”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se “është mirë ta kemi këtë fond për të ndihmuar të dobëtit”. “Na duhen të përqendrohemi te projektet dhe planifikimi. Kemi edhe disa lagje që duhen ndërtuar nga e para. Pra, na duhen dhjetra inxhinjerë të merren me llogaritje”, theksoi Kryeministri.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:40
Ekspertët izraelitë ndihmojnë familjen e ushtarakut shqiptar që shërben në vendlindjen e tyre

1576078977_ush1.png

Forcat izraelite bashkë me shumë forca të tjera ndërkombëtare janë në Shqipëri për të vlerësuar dëmet e shkaktuara nga tërmeti katastrofik i 26 nëntorit, që solli 51 të vdekur, qindra të plagosur dhe mijëra ndërtesa të rrënuara.

Ditën e sotme, izraelitët kanë vizituar familjen e një ushtaraku me origjinë shqiptare, që shërben në forcat ushtarake të Izraelit.

Shqiptari nuk kishte mundur të vinte pranë familjes së tij në këto momente të vështira, por kolegët izraelitë e kanë siguruar se prindërit e tij janë shumë mirë.

Njësia e Forcave të Armatosura të Izraelit po kujdesen për prindërit e kolegut të tyre.

Ekspertët izraelitë
G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë