Heronjtë mantelbardhë, shndërruan “ferrin” në një “copëz parajse” për pacientët e intubuar me COVID-19 në Indi, duke kënduar dhe kërcyer si dikur, për t’i bërë ata të harrojnë për pak, gjithçka.
Videoja e mjekëve, teksa këndojnë dhe kërcejnë duke mbushur sallën e ftohtë të pavijonit me buzëqeshje po bën xhiron e rrjetit.
Me tuba nëpër duar dhe trup, pacientët harruan “betejën” me COVID-19 dhe shijuan momentin duke kërcyer modestisht.
Solidariteti shndërron pavijonin e COVID-19 në një koncert!!
India është ende në kthetrat e pandemisë, spitalet janë në kaos, pacientë humbin përditë jetën nga mungesa e oksigjenit dhe krematoriumet janë të mbingarkuara, kjo është situata që vendi po përballet përditë në “luftën” e vështirë me COVID-19.