Sollën 1.2 ton kokainë nga Karaibet në Greqi, dënohen me burgim të përjetshëm 5 persona! Kush është shqiptari i tmerrshëm që ishte organizator i grupit
Drejtuesi i grupi, Aleksander Pemaj
GREQI-Dënimi me burgim të përjetshëm u vendos për pesë të pandehurit kryesorë, në çështjen e bujshme të trafikut të 1.2 tonë kokainë që u soll në fshatin nga Agios Vikentios në Astakos, Etoloakarnania, në janar 2020 nga Karaibet, ku protagonistë ishin edhe shqiptarë. Për rastin, u ulën në bankat e tgë akuzuarve një total prej 13 personash, në një gjyq që përfundoi të Premten e kaluar nën masat drakoniane të sigurisë dhe me dëshmitarë të mbrojtur.
Mes pesë të dënuarve me burgim të përjetshëm është një kriminel shqiptar 42-vjeçar, Aleksandër Pemaj. Ai u arrestua në cilësinë e organizatorit. Pemaj konsiderohej si ‘tmerri’ i policisë greke dhe është dënuar disa herë nga drejtësia greke për vepra penale tepër të rënda. Mediat greke shkruajnë se Aleksandër Pemaj njihet si miku i ngushtë i Marian Kolajt. Ky i fundit është një i arratisur nga burgjet greke, i cili u vra nga policia greke gjatë përleshjes me armë në kufi me Shqipërinë. Ai ishte personi përgjegjës për të gjitha detajet për trafikun e drogës, nga gjetja e jahtit, ekuipazhi dhe koordinimi i transportit.
1 ton e 181 kg kokainë janë sekuestruar më 24 janar të vitit 2020 në një super operacion në Greqi, ndërsa janë vendosur në pranga tetë trafikantë, mes të cilëve 6 shqiptarë. Shqiptarët e tjerë të arrestuar ishin Arbër Përdeda, Ergon Tusi, Erlin Zotaj, Lek Doda, Maksim Preçi.
Operacioni u zhvillua në bashkëpunim me DEA-n amerikane, si dhe autoritetet shqiptare në Agrinjo, pranë Patras. Droga ishte fshehur në një kompleks dhomash plazhi të marrë me qira në fshatin Astakos pranë qytetit të Agrinjos. Sipas medieve greke origjina e kokainës ishte nga Karaibet, ishujt Shën Vincent, ndërsa nga andej ishte transportuar me jaht drejt Greqisë nga karteli, që kishte drejtues një shqiptar. Greqia ishte planifikuar që të ishte ndalesa e parë e kokainës, ku një pjesë do të mbetej në vendin fqinj, ndërsa tjetra do të shpërndahej, një pjesë në Europën Veriore dhe pjesa tjetër në Afrikën e Veriut.
K.T./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?
-
Normale
12.9%
-
Korrupsion
82.7%
-
Nuk e di
4.4%
Vota total: 2236
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zbërthehet ‘Ghost’/ Arrestohet australiani që bashkëpunonte me një organizatë kriminale shqiptare! Trafikoi kanabis me vlerë 1.2 mln dollarë
19 Shtator, 13:04
-
Zbërthehet aplikacioni 'GHOST'! Shkatërrohet grupi kriminal i drogës, qindra arrestime nga Australia në Europë
18 Shtator, 10:45
-
Kishin shkuar për të trafikuar drogë, arrestohen në Fano 2 të rinj shqiptarë! Njëri prej tyre dëbohet nga Italia
18 Shtator, 09:27
-
Droni në Burgun e Peqinit/ U hodhën dy pako me 380 gramë hashash, rreth 58 gramë kokainë, 2 celularë dhe 8 fisha karikimi! Rriten masat e sigurisë
13 Shtator, 12:20
-
U kap me 586 doza kokaine, arrestohet 44-vjeçari shqiptar në Itali
11 Shtator, 21:42
-
Beleri flet hapur për burgun, Ramën dhe agjendën greke në Shqipëri! Ishte vetëm 22-vjeç kur u kap i armatosur pas sulmit në Peshkëpi
10 Shtator, 19:03
-
EMRAT/ U përleshën me policinë pasi furnizuan me drogë TeknoFest në plazhin e Delisufit, arrestohen 3 të tjerë, 3 në kërkim! Shkon në 13 numri i të akuzuarve
4 Shtator, 10:05
-
Policia italiane godet grupin e trafikantëve të drogës, 10 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë
30 Gusht, 12:58
-
Superaksion në Australi, 1600 vetë të arrestuar për drogë! Sekuestrohet drogë me vlerë 63 mln dollarë
27 Gusht, 14:21
-
Në kërkim se do shiste 12 kg kokainë e heroinë në Durrës, arrestohet 31-vjeçari në Itali! Pritet ekstradimi
23 Gusht, 14:10
-
U kap bashkë me Laert Haxhiun në Greqi, Interpoli sjell në pranga Firdeus Berberin! Plagosi djalin e biznesmenit në vitin 2022 në Pogradec
21 Gusht, 13:22
-
Itali/ I kthenin shtëpitë me qira në baza droge dhe monitoronin Policinë me kamera, arrestohen 2 shqiptarët! U gjenden armë, municione, kokainë dhe hashash
17 Gusht, 08:13