Ka pak ditë që aktori Bes Kallaku dhe këngëtarja Xhensila Myrtezaj, janë bërë prindër të një vajze të cilën e quajtën Ajka. Ata kanë vendosur që të jenë të rezervuar në lidhje me detajet por jo me dashurinë për njëri-tjetrin. Mesa duket ardhja në jetë e vajzës i’ua ka shtuar edhe më shumë dashurinë dhe vlerësimin për njëri-tjetrin.

Nëpërmjet një postimi në Instastory Besi ka bërë një dedikim plot ndjenjë dhe emocione për gruan e jetës së tij.  “I bekum me ty, i dashuruar me ty, jam me fat. Më e bukura. Përveçse je skifterja e zemrës, je kasaforta më e vlefshme, më ke sjellë Ajkën e jetës’- shkruan aktori.

Postimi i Besit në Instastory