Shefi i islamikëve somalezë, shebab, Ahmed Abdi "Godane" u vra pas një goditjeje ajrore të ushtrisë amerikane, njoftoi sot SHBA.
"Vdekja e Godane është një humbje e madhe nga pikëpamja simbolike dhe operacionale për një nga njësitë më të rëndësishmen që i përkasin al-Kaedës", nënvizoi Shtëpia e Bardhë, në një komunikatë. Pentagoni njoftoi gjithashtu vdekjen e tij.
"Edhe pse bëhet fjalë për një progres vendimtar në luftën kundër shebabit, SHBA do të vazhdojë të zbatojë të gjitha mjetet që ka në dispozicion, financiar, diplomatik, përsa i përket shërbimit sekret dhe ushtarak, për t'i bërë ballë kërcënimit që përbëjnë shebabët dhe grupet e tjera terroriste për SHBA-në dhe popullin amerikan", nënvizoi Shtëpia e Bardhë./ATSH/
/Shqiptarja.com