Prej asaj periudhë e deri sot këto shërbime janë perfeksionuar dhe tashmë janë kthyer në një rutinë të përditshme në marrëdhëniet mes biznesit dhe administratës tatimore. Nga 4 për qind, që ka qenë në 2007-ën, përdorimi i faqes online të DPT në 2008 arriti në 55 për qind, ndërsa në 2012-ën ai ka shkuar në 98 për qind.
Qendra për Transparencë dhe Informim të Lirë dhe Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile kanë kryer një sondazh, rezultatet e të cilit janë publikuar ditën e djeshme. Në 2010 rreth 42 për qind e bizneseve deklarojnë takim me tatimorët një herë në muaj dhe në 21 për qind të anketuarve, më rrallë se një herë në muaj.
Ndërsa në 2012, rreth 36 për qind takohen një herë në muaj dhe 50 për qind thonë se takohen më rrallë se një herë në muaj. Në sondazh u përfshinë 738 biznese të kategorive të ndryshme për rrethet Tiranë dhe Durrës, si bazë kampioni.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 19.03.2013
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)