Lideri i opozitës dhe sfiduesi i kryeministrit Viktor Orbán, Péter Magyar, deklaroi se pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë shumë e lartë dhe se mbi 6 milionë qytetarë kanë votuar

“Edhe një herë, hungarezët bënë histori”, ishin fjalët e para të Magyar pas votimit. “Mbi 6 milionë kanë votuar. Jemi optimistë për rezultatin”.

Ai u bëri thirrje mbështetësve të tij të ruajnë qetësinë dhe të shmangin çdo provokim: “Të qëndrojmë paqësorë, të mos i nënshtrohemi asnjë provokimi”.

Ndërkohë, në Budapest, në sheshin Batthyány, ka nisur pritja e rezultateve në qendrën e Tisza-s. Sipas Magyar, të gjithë janë të mirëpritur: “I bëj thirrje të gjithëve të qëndrojnë të qetë dhe të mos bien pre e asnjë provokimi nga partia në pushtet apo propaganda. Zoti e bekoftë Hungarinë!”, shkroi ai në rrjetin X.

Ai pritet që së shpejti të marrë pjesë në tubimin e mbështetësve të tij në brigjet e Danubit, në kryeqytet.


Lajmi kryesor:

Zgjedhjet në Hungari/ Orban pranon disfatën dhe uron rivalin! Numërohen mbi 77% e votave, Magyar udhëheq me 2/3 e vendeve në parlament