ATHINE - Sondazhet e ditëve të fundit në Greqi vërtetojnë pakënaqësinë e qytetarëve kundrejt politikës së qeverisë së koalicionit trepartiak, të cilën me 41% të votave që i japin i tregojnë se do ta ketë shumë të vështirë që të qeverisë, pasi sipas ligjit ne Greqi duhet që të ketë partia e parë ose një koalicion partish të paktën 42% që të mund të formojë qeveri.
Gjithashtu rezulton se opozita socialiste e SYRIZA ka dalë përsëri e para në sondazhe dhe kryeson kundrejt konservatorëve të djathtë me 1.5%.
Neonazistët e Agimit të Artë, janë konsoliduar ne vendin e tretë me 12% dhe përbëjnë një forcë të konsiderueshme politik tashmë.
Më hollësisht, sondazhet tregojnë se SYRIZA kryeson kundrejt Demokracisë së Re me 1,5% (21,5 kundrejt 20% të konservatorëve në pushtet).
Pason Agimi i Artë me 12%, PASOK me 7%, Partia Komuniste me 6%, Grekët e Pavarur me 5% dhe Demokracia e Majtë me 4%.
Përsa u përket koalicioneve të mundshme, votuesit janë të prirur kundrej koalicione mes partive të spektrit të majtë socialdemokrat, kryesisht mes SYRIZA dhe Demokracia e Majtë.
Votuesit e majtë përjashtojnë mundësinë e koalicioneve me PASDOK-un aktual, pasi konsiderojnë si parti të qendrës së djathtë tashmë de që ka tradhtuar parimet dhe ideologjinë socialdemokrate, për t’u shndërruar në një forcë të rrëshqitur nga e djathta me tendenca tepër liberale dhe shtojcë të Demokracisë së Re.
Votuesit e PASOK kërkojnë rinovim total të partisë, ndërkohë që vetëm 22% e votuesve të kësaj parti kërkojnë ndryshime të personave drejtues në parti.
Përsa i përket personit më të përshtatshëm për postin e kryeministrit, vazhdon të kryesojë “Askushi” me 44%, pason kryeministri aktual Samaras me 30% dhe Aleksis Cipras i SYRIZA me 23%
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com