Bankat greke janë të mbyllura dhe bursa në Athinë gjithashtu për të paktën një javë. Greqia nuk ka qenë kurrë kaq afër daljes nga eurozona dhe pamundësia për të paguar të martën borxhin tek FMN do të thotë faliment.
Kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras ka bërë thirrje për referendum për të votuar mbi propozimet e kreditorëve për reformat që duhet të ndërmarrë Greqia. Referendumi do të mbahet më 5 korrik, pas dështimit të negociatave për arritjen e një marrëveshjeje mes Greqisë dhe kreditorëve.
Strategët dhe politikanët argumentojnë se, kjo është një votë pro ose kundër qëndrimit në zonën euro. Një nga emrat më të njohur në botë për ekonominë, Paul Krugman thotë se grekët duhet të votojnë “Jo”, por sondazhet e para tregojnë se shumica e popullit do të votojë “Po”.
Sondazhet janë organizuar mes të mërkurës dhe të premtes para se Cipras të bënte të ditur vendimin për të kaluar në referendum, gjë të cilën e bëri të shtunën e kaluar. Në sondazhin e “Proto Thema”, 57% thonë se besojnë se Greqia duhet të arrijë një marrëveshje krahasuar me 29% të janë kundër. Ndërsa në sondazhin e “To Vima”, 47.2% janë pro krahasuar me 33% që janë kundër dhe 18.4% të pavendosur. Cipras do t’u kërkojë qytetarëve të votojnë “Jo”, që do të thotë se në rast se shumica do të votojë “Po”, mund të kemi zgjedhje të parakohshme.
Hera e fundit që Greqia ka mbajtur një referendum ka qenë viti 1974, ku votuesit hoqën monarkinë.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com