JAVANEWS me Eduard Zaloshnjën, zhvilluan një sondazh në të gjithë territorin e vendit, ku pyetja kryesore ishte: “Sa bashki duhet të ketë Shqipëria, krahasuar me ato që ka sot?”.
Pyetësorin e shpërndarë me një link përmes SMS-ve krejt të rastësishme nga Vermoshi në Konispol e plotësuan 1360 banorë të rritur, duke garantuar një maksimum marzhi gabimi statistikor +/- 2.8% për kampionin e plotë, si dhe një përfaqësim të përafërt statistikor të popullsisë së rritur, nga pikpamja gjeografike, demografike, arsimore dhe politike.
Nga sondazhi rezultoi se plot 60% e të anketuarve mendojnë se duhen më pak bashki se sa janë aktualisht, 34.5% mendojnë se duhen më shumë, dhe 5.5% janë të dyzuar (shihni grafikun e mëposhtëm). Këto rezultate ishin të ngjashme edhe për shtresa të ndryshme gjeografike, demografike dhe arsimore të kampionit.

Teksa rezultatet ishin të ngjashme në shtresat e ndryshme gjeografike, demografike dhe arsimore të kampionit, te shtresëzimi politik ndryshon puna.
Meqë në pyetësor ishte edhe një pyetje sesi kishin votuar të anketuarit në zgjedhjet e vjetshme parlamentare, mund të analizohet votimi i vjetshëm i atyre që kanë zgjedhur opsionet “Më shumë”, “Më pak”, ose “I/e dyzuar”.
Nga kjo analizë rezulton se te 60-përqindëshi që mendon se duhen më pak bashki, 2/3 kanë votuar vjet për PS-në.
Nga ana tjetër, te 34.5-përqindëshi që mendon se duhen më shumë bashki, 3/4 kanë votuar vjet për PD-ASHM. Kurse pothuajse i gjithë 5.5-përqindëshi i të dyzuarve, vjet ose nuk votoi fare, ose votoi për parti të vogla (shihni tabelën e mëposhtme).
Sa bashki duhet të ketë Shqipëria, krahasuar me ato që ka sot? Gjithsej Për kë votuan vjet?

-
Asgje e re nga pyetsori,ata qe jane per me shume,ose me pak bashki ndjekin me besnikeri e pa logjikuar vete, udhezimet e liderve te partive respektive.Sikur neser te dale Rama e Berisha e te thone respektivisht se gomari fluturon ose nuk fluturon e te pyetet pasneser ky grup qe i eshte pergjigjur pyetsorit te Zaloshnjes per fluturimin ose jo te gomarit,te njejtin rezultat do te kishit,60.0 % do te pergjigjeshin qe gomari fluturon dhe 34.5 % do te pergjigjeshin qe nuk fluturon.
Përgjigju -
Se ku e ka bere ky ket sondazh nuk e morim vesh. Ka pyt milingonat se robt ska pyt gje
Përgjigju-
Ashtu sic bejne edhe konsultimet publike. Gjithmone keshtu tallen me ne or teeeejjjjj
-










Komente
Komento