Sondazhi e kandidatët
dhe një replikë e detyrua

Sondazhi e kandidatët<br />dhe një replikë e detyrua
Jam shumë e surprizuar nga reagimi i kolegëve për sondazhin e Shqiptarja.com në faqen online dhe gazetë, aq sa jam e kuriozuar nga dëshira, vullneti që kanë shumë kandidatë për deputetë për ta shpërndarë gjithandej sondazhin, aq më tepër, duke ndërhyrë majtas e djathtas madje edhe tek personi im për të shtuar emrat në listën e kandidatëve për deputetë.

Shqiptarja.com, meqënëse kolegu Lela te “Mapo” e kishte përmendur se po bën një gjë “aspak profesionale”, nuk rreket të marrë përsipër të tregojë të bëjë sondazh se kush do t’i fitojë zgjedhjet në 23 qershor. Shqiptarja.com, ka marrë përsipër të hedhë emrat e kandidatëve të të dy kampeve sipas qarqeve në ëeb, dhe njerëzit të mund të shprehen njëherë në 24 orë për kandidatin e preferuar. Shqiptarja.com, nisur nga debatet mes analistëve, shoqërisë civile, apo deputetëve të të dy kampeve, se, kryetarët po zgjedhin apriori kandidatët pa pyetur forumet, këta emra që qarkullojnë nëpër bazë (por që nuk janë të zyrtarizuar nga PD e PS) i hodhi për votim te lexuesit e saj online.

Së pari, nuk rrekemi të marrim përsipër sondazhin sesi do të dalin zgjedhjet në 23 qershor, por marrim përsipër të shohim sesi zgjedhin qytetatët kandidatët e tyre, pra, të dëgjohet zëri i tyre. Fakti se sipas rregullores ju mund të votoni njëherë në 24 orë, do të thotë se këto nuk janë vota reale, por ndjeshmëri dhe angazhim i publikut për kandidatin që do, edhe pse X kandidat, mund të mos e dojë “partia”.

Së dyti, sondazhi i shqiptarja.com, tregon më së miri garën që ndodh brenda partive politike. Meqënëse kolegu Lela merr përsipër të japë vlerësimin për votat që kanë shkuar më shumë majtas, dua t’i them se nuk është faji i shqiptarja.com, pse në Partinë Socialiste mund të ketë më shumë debate dhe diskutime për kandidatët (quhet demokraci e brendshme), sesa në Partinë Demokratike që ka nxjerrë një “urdhër” të prerë që të mos ketë klikime nga administrata e saj në ëeb, për të “delegjitimuar” këtë sondazh të shqiptarja.com. Ne, stafi i shqiptarja.com, nuk shqetësohemi për këtë gjë, kur e kemi të qartë fare mirë se edhe çdo zyrtar i administratës e hap të paktën tre herë në ditë sondazhin e shqiptarja.com, për të parë edhe trendin dhe mënyrën sesi lëvizin kandidatët e supozuar të së majtës.

Së treti, vihet re shumë qartë se në sondazh ka edhe vota që shtohen pothuajse edhe brenda natës, dhe sigurisht këto, jo nga organizatorët. Psh, të bën përshtypje se Anastas Angjeli ka marrë deri në mesditë 1000 vota, ndërkohë që gati 1200 vota i ka marrë Edi Rama. Të jetë i kuotuar në popull në këtë mënyrë emri i këtij kandidati, gati “rrotë më rrotë” me kryetarin e opozitës? Unë këtë, nuk mund ta imagjinoj. Ajo që mund të imagjinoj është se një armatë e tërë studentësh mund të kenë votuar për emrin e Angjelit apo kujtdo tjetër dhe ky nuk është shqetësimi ynë, por angazhim i kandidatëve për të mbledhur klikime.

Së katërti, ndoshta mund të kishte qenë një sondazh më i mirë. Pra që mund të votohej vetëm njëherë dhe jo njëherë në 24 orë. Në fund të fundit, edhe ne këtë gjë e diskutojmë brenda redaksisë sonë. Por, që ky sondazh “vjel” mendimin e qytetarëve, për këtë nuk kemi asnjë dyshim.
Dhe në fund, një replikë e detyruar për kolegun Alfred Lela i cili ka shkruar sot një koment mbi sondazhin e Shqiptarja.com:
Më vjen shumë mirë qe e ke parë sondazhin dhe bën analizën e tij për të mirat e defektet. Ajo që më vjen keq në aspektin profesional si dy kolegë, është “xhelozia” e pashembullt dhe etiketimet për shqiptarja.com. Atë që shqiptarja.com e arriti në një vit, i nderuar koleg, gazeta ku ti personalisht punon, nuk po e arrin ta bëjë që prej 4 vitesh, nga dita e parë që ka dalë.

Mua nuk më shqetëson mënyra sesi e komenton ti shqiptarja.com. Po, është e vërtetë. Numri i klikimeve në ëeb është rritur në mënyrë marramendëse. Shqiptarja.com online dhe në variantin print është duke shkëlqyer. Më vjen keq që nuk i kemi idetë kaq konkurrente për ta bërë gazetarinë më shumë konkurruese edhe në mediat e tjera. Sepse nëse do të kishte shembull krahasimi, do të dinim me kë do të krahasoheshim. Fakti pse e bënë ata (pra ne) sondazhin, sepse kanë klikime, dhe e bënë shumë keq, nuk është një argument. Ashtu sikurse unë nuk xhelozohem që shoh se në gazetën tënde me 16 faqe, ka 10 ditë që 6 faqe të plota i ke me reklamat e Ministrisë së Transportit. Nga xhelozia e cmira nuk na vjen asnjë e mirë. Ama nga konkurrenca e ndershme, po, përfitojmë të gjithë, si ti, ashtu edhe unë.

Shkrimi i publikuar sot në gazetën MAPO Sa e ka marzhin e gabimit sondazhi i shqiptarja.com?

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Lufta e Izraelit me Hezbollahun/ Hyn në fuqi armëpushimi, festë në rrugët e Bejrutit

Lufta e Izraelit me Hezbollahun/ Hyn në fuqi armëpushimi, festë në rrugët e Bejrutit