Sondazhi/ Familjet, BSH: 60% e
borxheve te të afërm e në dyqane

Sondazhi/ Familjet, BSH: 60% e<br />borxheve te të afërm e në dyqane
TIRANE- Një sondazh i kryer nga Banka e Shqipërisë rezulton se 27% e familjeve shqiptare kanë një hua për të shlyer, ndërkohë që 60% e këtyre borxheve janë informale, të marra te persona të tjerë apo në dyqane. Vrojtimi i Bankës së Shqipërisë, i kryer mbi 1,200 familje nxjerr në pah se vetëm 40% e borxheve është marrë nëpër banka apo institucione jobankare, si shoqëritë e kursim-kreditit.

“Numri total i familjeve që deklarojnë se kanë një ose më shumë hua për të paguar në momentin e intervistimit – pavarësisht llojit, burimit apo vlerës - ka rezultuar në 295 familje (ose rreth 27% e atyre që i janë përgjigjur pyetjes).

Ky zhvillim reflekton rënie, krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar dhe një viti më parë. Në 40% të rasteve të huamarrjes, familjet i janë drejtuar “burimeve formale” (banka dhe institucione jobankare) dhe në 60% të rasteve i janë drejtuar “burimeve informale” (persona fizikë, hua nga dyqanet), kryesisht në cash” thekson Banka e Shqipërisë në Raportin e Stabilitetit Financiar, ku janë publikuar edhe të dhënat e sondazhit.

Aftësia paguese
Vrojtimi nxjerr në pah se treguesi i aftësisë paguese të familjeve ka një rritje të lehtë në raport me vitin 2014, por dukshëm negativ në terma afatgjata: 60% e familjeve janë shprehur se arsyeja vjen prej rënies së të ardhurave familjare, ndërsa 33% për shkak të rritjes së kostove të jetesës.

“Balanca neto e përgjigjeve mbi aftësinë paguese të familjeve huamarrëse ka rezultuar -29.1%, duke u përmirësuar me 2.1 pikë përqindjeje në krahasim me fundin e vitit 2014. Familjet që kanë deklaruar “rënie të aftësisë paguese”, në 60% të rasteve cilësojnë si arsye kryesore “rënien e të ardhurave familjare” dhe në 33% të rasteve “rritjen e shpenzimeve të jetesës”.

Lidhur me pritjet mbi aftësinë paguese në 6 muajt e ardhshëm, rreth 84% e të intervistuarve që janë përgjigjur, kanë deklaruar se “nuk presin asnjë ndryshim”, ndërsa balanca neto e atyre që presin ndryshime ka rezultuar -7.2%, e përmirësuar në krahasim me fundin e vitit 2014”, thekson raporti i BSH.

Bizneset
Sipas sondazhit, më shumë se gjysma e ndërmarrjeve (51% ose gjithsej 332 ndërmarrje, nga 714 të anketuara) pohojnë që kanë aktualisht një hua për të paguar. Rreth 92% e ndërmarrjeve e kanë siguruar këtë hua vetëm nga bankat, ndërsa pjesa tjetër ka kombinuar njëkohësisht dhe burime të tjera si “huamarrja nga personat fizikë” ose nga “kompani të tjera”.

Qëllimet kryesore të huamarrjes mbeten për “shpenzime korrente” (kryesisht sektori i ndërtimit) dhe për “investime afatgjata” (kryesisht sektori i industrisë dhe shërbimeve). “Kërkesa e ndërmarrjeve për hua paraqitet në rënie, kryesisht në sektorin e ndërtimit dhe shërbimeve. Rreth 20% e ndërmarrjeve pohojnë se duhet ta shlyejnë huanë brenda 12 muajve dhe kjo peshë nuk ka ndryshuar krahasuar me vrojtimin e kaluar.

Shumica e ndërmarrjeve (77%) deklarojnë se kanë kolateralizuar kredinë “vetëm me pasuri të paluajtshme”, thekson raporti. Rreth 93% e ndërmarrjeve shpenzojnë më pak se gjysmën e të ardhurave të tyre për shërbimin e huasë dhe raporti shpenzime huaje/të ardhura ka shfaqur tendencë në rënie.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 23Tetor 2015

Redaksia Online
(e.m/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Urdhër arrest për dy vëllezërit Duka, armiqtë e betuar të Ervis Martinaj! Si nisi përplasja mes tyre

Urdhër arrest për dy vëllezërit Duka, armiqtë e betuar të Ervis Martinaj! Si nisi përplasja mes tyre