Sondazhi i Piepolit për 14 majin/ PS mban Korçën, Dibrën, Vlorën dhe Himarën! Koalicioni 'Bashkë Fitojmë' forcë e dytë! Alibeaj në kuotat e 8-10% në të katërta bashkitë

TIRANË- Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, Korça do t’i besonte Sotiraq Filos sërish drejtimin e bashkisë. Nga sondazhi i katërt të Piepolit, që merr në shqyrtim katër bashki të radhës, në Korçë kandidati socialist rezulton fitues me 54-58% të votave.

Përballë tij, Ledina Alolli e koalicionit Berisha Meta merr 42-46%. Në bazë të projeksioneve, shumicat e këshillit bashkiakë mbeten rozë, pasi PS merr 50-54% të votave, “Bashkë Fitojmë” 32-36% ndërsa PD  9-13%. Tërheqja e kandidatit të Alibeajt për 42% e korçarëve është atribut i konflikteve brenda PD-së, ndërsa 28% e tyre besojnë se u tërhoq për shkak të presioneve të drejtpërdrejta nga Sali Berisha. Sa i takon punës së bërë përgjatë mandatit të kryebashkiakut aktual, rreth 60% e qytetarëve janë të kënaqur.

Partia Socialiste pritet të rimarrë për herë të tretë bashkinë e Dibrës. Projeksionet nxjerrin me 48-52% fitues Rrahim Spahiun, që pasohet nga kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Ismail Uka. Uka sipas projeksioneve të Piepoli, merr 43-47% të votave më 14 maj, ndërsa Naim Gazidede me logon e PD vetëm 3-7%.

Edhe PS renditet forcë e parë pavarësisht se me një diferencë jo të thellë nga koalicioni opozitar, me 47-51% PS, Bashkë Fitojmë 42-46% ndërsa PD nuk merr më shumë se 8%. Vota në Dibër sipas Piepolit merr edhe PSD e Tom Doshit por pa kaluar 1%. Pavarësisht rezultatit, dibranët janë të pakënaqur nga puna e kryebashkiakut. Vetëm 27% e të anketuarve e vlerësojnë shumë pozitivisht, 21% pozitivisht, 22% negativisht dhe 30% shumë negativisht.

Të pakënaqur qytetarët janë edhe me kryebashkiakun e Vlorës, Dritan Lelin, të cilit të vetët me Ramën në krye, nuk ia besuan rikandidimin. Leli është vlerësuar nga vetëm 4% e qytetarëve shumë pozitivisht për punën në krye të bashkisë, 41% pozitivisht dhe 55% negativisht ose shumë negativisht.

Mirëpo, socialistët arrijnë ta ruajnë bashkinë me Ermal Dredhën, risinë e këtyre zgjedhjeve në kampin rozë. Sipas sondazheve ai fiton me 61-65% e votave, përballë kandidatit të opozitës Hysni Sharra që arrin të bindë 35-39% të qytetarëve. Për parlamentin vendor, 60-64% e vlonjatëve do të votonin PS-në, 28-32% “Bashkë Fitojmë” ndërsa 3-7% PD-në.

Ndryshe nga Vlonjatët, himariotët janë të kënaqur nga puna e kryebashkiakut të tyre. Sipas sondazhit të Piepolit, 58% të qytetarëve e vlerësojnë shumë pozitivisht punën e Jorgo Goros, 23% pozitivisht, negativisht 7% dhe shumë negativisht vetëm 9%. 3% e të anketuarve nuk kanë asnjë mendim.

Jorgo Goro ruan ndjeshëm edhe epërsinë mbi kundërshtarin, duke siguruar fitoren e një tjetër mandati. Sipas sondazheve, Goro është fitues i zgjedhjeve të 14 majit me 61-65% e votave ndërsa Alfred Bejleri i koalicionit të Berishës e Metës, 35-39%, shumë larg fitores.

Edhe PS ruan epërsinë për këshillat. 60-64% e të anketuarve do të votonin PS, 33-37% Bashkë Fitojmë, ndërsa edhe në këtë bashki, logoja zyrtare e PD ka një rënie drastike, 1-3%, duke marrë një nga rezultatet më të dobëta në gjithë vendin.

Këtu mund të gjeni rezultatet e 3 sondazheve të para
SONDAZHI 1

SONDAZH 2
SONDAZHI 3

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:45
Sondazhi/ Jorgo Goro mund me fitore të thellë Fred Belerin në Himarë

1682545560_h5.png

Jorgo Goro pritet të ketë një fitore të padiskutueshme në Himarë. Referuar të dhënave të bëra nga Instituti Italian Piepoli në bashkëpunim me Report Tv, Jorgo Goro merr deri në 65% të votave. Një diferencë të thellë nga kandidati i koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’, Alfred Beleri, që në rastin më të mirë arrin 39%.

Ora 23:44
Sondazhi/ Beleri fushatë me flamurin e ‘Vorio Epirit’, 24% e himariotëve: Të ndalohet përdorimi!

1682545476_h3.png

Nisur nga fakti se kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Alfred Beleri është shfaqur në publik me flamurin e Vorio Epirit, 24% e himariotëve janë të mendimit se duhet të ndalohet përdorimi i këtyre simboleve. E ndërsa një numër i madhe prej 58% të qytetarëve janë shprehur se e kanë të vështirë që të gjykojnë.

 

Ora 23:44
Sondazhi/ PS s’diskuton Himarën! Fitore të thellë përballë koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’! Alibeaj s’merr më shumë se 3%

1682545510_h4.png

Himara u përket socialistëve! Nëse zgjedhjet do të bëheshin sot, atëherë Partia Socialiste do të ishte forcë e parë me një diferencë të thellë prej më shumë se gjysma nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”. Të pyetur në sondazhin e bërë nga Piepoli në bashkëpunim me Report Tv, deri në 64% kanë deklaruar se do të votonin për PS. Ndërkohë, deri në 37% kanë deklaruar se do të votonin për koalicionin “Bashkë Fitojmë”. Ndërkohë, PD e Enkelejd Alibeaj s’merr më shumë se 3%.

Ora 23:28
Sondazhi i Piepoli/ Shumica dërrmuese e himariotëve të kënaqur me punën e Jorgo Goros, 16% mendojnë negativisht

1682544510_h1.png

Himariotët e kanë vlerësuar shumë pozitivisht punën e Jorgo Goros në Himarë. Pyetur nga Instituti italian Piepoli për sondazhin në bashkëpunim me Report Tv, 81% janë shprehur të kënaqur me Goron, respektivisht 58% e kanë vlerësuar punën e tij shumë pozitive, 23% e kanë votuar pozitive. E ndërsa vetëm 16%  kanë thënë se nuk ka qenë e mirë.

Ora 23:28
Greqia ndërhyrje në zgjedhjet e Himarës? Shumica e qytetarëve të paqartë, 43% thonë ‘sigurisht që jo’

1682544570_h2.png

43% e himariotëve nuk shohin asnjë ndikim të Greqisë në zgjedhjet lokale të Bashkisë së tyre. Në sondazhin e Piepolit në bashkëpunim me Report Tv interesante është shifra se të sigurt për ndikim janë vetëm 6%, ndërsa 49% e të pyeturve kanë thënë “nuk e di”.

Ora 23:16
Sondazhi i Piepoli/ S’ka surpriza në Vlorë, diplomati Ermal Dredha mund bindshëm Hysni Sharrën e Berisha-Meta

1682543798_v5.png

Diplomati Ermal Dredha nuk e diskuton fitoren në Vlorë përballë kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Hysni Sharra. Sipas rezultateve të dala nga sondazhi i bërë nga Instituti Piepoli gara duket se nuk do të jetë e fortë dhe pa surpriza. Dredha, referuar sondazhit, pritet të marrë 61-65% të votave. Një diferencë të madhe, prej gati gjysma, është kandidati i Berishës dhe Metës, Hysni Sharra. Nëse zgjedhjet do bëheshin sot, atëherë ai do të merrte jo më shumë se 39% të votave.

Ora 23:16
PS forcë e parë në Vlorë, rritet me 5% krahasuar me 2021! Mund të arrije deri në 64%

1682543828_v6.png

Socialistët e kanë të sigurt fitoren në Vlorë. Më shumë se shumica e vlonjatëve do të votojnë për PS, ose e thënë mbi bazën e shifrave, 60-64% të votave do të shkonin për PS. Kjo shënon një rritje deri në 5% krahasuar me rezultatin e zgjedhjeve të 2021. Nga ana tjetër, më pak se gjysma, do të votonin për Koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’ të Sali Berishës dhe Ilir Metës. Në Vlorë, janë forcë e dytë me jo më shumë se 32% të votave, e ndërsa PD e Enkelejd Alibeajt, nuk merr më shumë se 7%.

Ora 23:06
Vlonjatët të pakënaqur! 51% e vlerësojnë si ‘zhgënjyese’ zhvillimin e turizmit, vetëm 10% mendojnë se është shkëlqyeshëm

1682543234_v4.png

Vlora është një nga qytetet që numëron mijëra pushues gjatë sezonit turistik, mirëpo vetë vlonjatët e kanë cilësues si zhgënjyese zhvillimin e turizmit në zonë. Referuar të dhënave të gjeneruara nga sondazhi i bërë nga Instituti Italian Piepoli në bashkëpunim me Report TV, 51% e vlonjatëve e kanë vlerësuar si zhgënjyese, 39% si “normale” dhe vetëm 10% “shkëlqyeshëm”.

Ora 23:04
55% e vlonjatëve të pa kënaqur nga puna e Dritan Lelit në Vlorë

1682543077_v2.png

Shumica e qytetarëve në Vlorë e kanë vlerësuar si negative punën e bërë nga Dritan Leli gjatë kohës së drejtimit të Bashkisë së Vlorës. Referuar të dhënave të dala nga sondazhi i bërë nga Instituti Italian Piepoli në bashkëpunim me Report TV, 38% kanë votuar negativisht dhe 17% negativisht, pra në një total prej 55%. Ndërkohë, pozitivisht e kanë vlerësuar si 45%, respektivisht 4% shumë pozitivisht dhe 41% negativisht.

Ora 23:04
Sondazhi/ Ndryshimi i shpeshtë i drejtorëve të Hipotekës në Vlorë, 77% e qytetarëve: Shkak korrupsioni

1682543191_v3.png

Shumica dërrmuese e vlonjatëve, 77% e tyre,  thonë se ndryshimi i shpeshte të drejtorëve të Hipotekës në Vlorë ka ardhur si pasojë e korrupsionit. Një përqindje jo pak e vogël, prej 14% thonë se shkak mund të jenë edhe kërcënimet apo presionet për pronat. Ka edhe nga ata që mendojnë se një arsye është paaftësia profesionale, ose më saktë 8%.

Ora 22:54
Sondazhi/ Kriza ekonomike dhe papunësia, problemi kryesor edhe i vlonjatëve, të shqetësuar edhe për krimin dhe pastrimin e qytetit

1682542477_v1.png

Kriza ekonomike dhe papunësia është problemi që i shqetëson më shumë qytetarët e Vlorës. Të pyetur nga Instituti Italian Piepoli në sondazhin e kryer në bashkëpunim me Report Tv, vlonjatët kanë listuar papunësinë dhe krizën ekonomike si problemin parësor që do duhet t’i gjendjet një zgjidhje sa më shpejt. Më pas në vend të dytë, është kriminaliteti dhe korrupsioni i votuar me notën 7.6, e ndërsa jo pak shqetësuese e cilësojnë edhe grumbullimin e mbetjeve dhe pastrimin e qytetit.

Ora 22:41
Spahiu i PS fiton në Dibër, por diferenca është e ngushtë me rivalin e Berisha-Meta! Kandidati i PD jo më shumë se 7%

1682541684_db6.png

Referuar të dhënave të dala nga sondazhi i Piepolit, kandidati i Partisë Socialiste Rrahim Spahiu fiton për një mandat tjetër Bashkinë e Dibrës duke marrë 48-52% të votave e ndërsa e ndërsa ka një diferencë të vogël me vetëm 5% nga kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Ismail Uka. Kandidati i Partisë Demokratike, Naim Gazidede në Dibër nuk merr më shumë se 7% të votave.

Ora 22:31
PS forcë e parë në Dibër, garë e fortë me koalicionin ‘Bashkë Fitojmë! PD s’i kalon 8%

1682541079_db5.png

Nëse do të votohej sot, Partia Socialiste do të dilte forcë e parë në Dibër duke marrë deri në 51% të votave të dibranëve. Koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ rezulton të jetë forcë e dytë, gjithashtu me një diferencë të vogël deri në 46%. Partia Demokratike e Enkelejd Alibeajt nuk merr më shumë se 8% të votave. Nga ana tjetër, jo më shumë se 1% merr PSD e Tom Doshit dhe partitë e tjera të përfshira në garë. Këto janë të dhëna të gjeneruara nga sondazhi i Piepolit në bashkëpunim me Report Tv.

Ora 22:30
Sondazhi i Piepoli/ 49% e qytetarëve të Dibrës të kënaqur me ndikimin e Rrugës së Arbrit në ekonomi, 34% jo! Pjesa tjetër prisnin më shumë

1682541049_db4.png

Shumica e qytetarëve dibranë janë të mendimit se hapja e rrugës së Arbrit ka ndikuar pozitivisht në ekonominë dhe turizmin e qytetit. Të dhënat e marra nga sondazhi i Piepolit në bashkëpunim me Report Tv tregojnë se e kanë parë në një prizëm me pozitiv 47%, më konkretisht 22% “mjaftueshëm” dhe 27% “shumë për më mirë” ndikimin në ekonomi.  Ndërkohë që 34% kanë votuar “aspak”, pra s’ka pasur ndikim, 11% kanë votuar “pak”, e ndërsa 6% kanë votuar se pritshmëritë e tyre kanë qenë më të mëdha.

Ora 22:29
Shumica e dibranëve të pakënaqur nga puna e kryebashkiakut aktual Rrahim Spahiu, që rikandidon

1682540977_db2.png

Qytetarët e Dibrës e kanë konsideruar të pakënaqshme punën e bërë deri më tani nga kryebashkiaku aktual, Rrahin Spahiu, i cili kandidon për një mandat tjetër. 52% e qytetarëve shprehen jo pozitiv në sondazhin e bërë nga ‘Piepoli’ në bashkëpunim me Report Tv. Më konkretisht kanë votuar negativisht 22% dhe shumë negativisht 30%. Ndërkohë, kanë votuar shumë pozitivisht 27% dhe 21% pozitivisht, ose në total 48%.

Ora 22:29
Sondazhi/ 66% e dibranëve nuk kanë qenë ‘kurrë’ të përfshirë në shitblerjen e votës, 11% thonë ‘Po, personalisht’

1682541011_db3.png

66% e qytetarëve në qytetin e Dibrës tregojnë se nuk kanë qenë kurrë  të përfshirë personalisht në fenomene të lidhura me shitblerjen e votës. Mirëpo, 11% të tjerë kanë pranuar se ka pasur raste ku i kanë kërkuar që ta shesin votën. Në sondazhin e bërë nga Instituti Italian i Piepolit në bashkëpunim me Report Tv, 21% e të pyeturve kanë treguar se kanë dëgjuar nga persona të tjerë për këtë fenomen, e ndërsa një numër shumë i vogël 2% janë përgjigjur “nuk e di”.

Ora 22:12
Sondazhi/ Dibranët: Kriminaliteti, korrupsioni, kriza ekonomike dhe papunësia, të jenë prioritet i kryebashkiakut të ri

1682539981_db1.png

Kriminaliteti, korrupsioni, kriza ekonomike dhe papunësia janë 4 problematikat që do të duhet t’i kenë në vëmendje në mënyrë parësore kryebashkiaku i ardhshëm i Dibrës. Të pyetur nga Instituti Italian Piepoli për sondazhin në bashkëpunim me Report Tv, këto janë problematikat që kanë renditur qytetarët si më problematike, për të vijuar më pas ne probleme të tjera si rrugët, abuzimi me ndërtimet, pastrimi, gjelbëri, ndotja apo edhe trafiku.

Ora 21:48
Sondazhi i Piepoli/ Filo i PS nuk e diskuton fitoren në Korçë, merr minimalisht 54% të votave, kandidatja e Berisha-Meta jo më shumë se 46%

1682538560_k7.png

Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Korçës, Sotiraq Filo duket sikur e ka çimentuar fitoren më 14 maj. Sipas rezultatit të sondazhit të Institutit Piepoli në Report Tv ai merr 54 deri në 58% të votave e ndërsa e ndërsa ka një diferencë të madhe me 12% nga kandidatja i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Ledina Alolli, e cila parashikohet të marrë 42 deri në 46% të votave.

Ora 21:47
Në Korçë PS merr shumicën e këshillit bashkiak, Berisha-Meta nuk i kalojnë 36%! PD larg të qenit ‘kockë e fortë’

1682538478_k6.png

Nëse do të votohej sot, Partia Socialiste do të merrte shumicën absolute të vota në Bashkinë e Korçës, duke marrë kështu edhe shumicën në Këshillin Bashkiak. 50 deri në 54% e qytetarëve korçarë të pyetur nga Instituti Piepoli në sondazhin në bashkëpunim me Report Tv thonë se do të votojnë PS-në më 14 Maj. Koalicioni i Berisha-Meta nuk i kalon 36%, ndërkohë që Partia Demokratike e Enkelejd Alibeajt ‘luan në ujërat’ e 9 nderi në 13% Nga ana tjetër, jo më shumë se 1% merr PSD e Tom Doshit dhe partitë e tjera të përfshira në garë.

Ora 21:42
Tërheqja e kandidatit të Alibeajt në Bashkinë Korçë, 42% bëjnë fajtor ‘luftën’ brenda PD lokale! 28% e të pyeturve: Presion nga Berisha

1682538185_k5.png

Konfliktet lokale brenda Partisë Demokratike dhe presionet nga grupi i Berishës kanë bërë që kandidati i Alibeajt për Bashkinë e Korçës Gjergji Gjata të tërhiqet nga gara për kryebashkiak. 42% e qytetarëve korçarë mendojnë se faji është i konflikteve lokale, ndërsa 28% thonë se është presionuar apo kërcënuar nga Berisha. Vetëm 22% thonë se arsyet janë personale ndërkohë që 8% shprehen nuk e di.

Ora 21:28
Sondazhi/ 61% e korçarëve të kënaqur me punën e kryebashkiakut Filo, 39% e vlerësojnë negativisht dhe shumë negativisht

1682537381_k4.png

61% e qytetarëve në Korçë janë të kënaqur me punën e kryebashkiakut Filo në këtë mandat të tij. Në sondazhin e Piepoli në Report Tv 27% e të anketuarve kanë thënë se e vlerësojnë shumë pozitivisht punën e Sotiraq Filo, ndërsa 34% pozitivisht. Sa i përket të pakënaqurve që janë 39%, e vlerësojnë negativisht 14% dhe shumë negativisht 25%

Ora 21:18
Sondazhi i Piepoli/ Zhvillimi i turizmit në Korçë, 33% e vlerësojnë të shkëlqyer, 47% normal! Vetëm 20% thonë është zhgënjyes


Qytetarët e Korçës janë të kënaqur me zhvillimin e turizmit në bashkinë e tyre. 33% e të pyeturve nga Piepoli për sondazhin në bashkëpunim me Report Tv e konsiderojnë të shkëlqyer zhvillimin e këtij sektori shumë të rëndësishëm, ndërkohë që 47% e quajnë normal Vetëm 20% thonë se janë të zhgënjyer nga zhvillimi i turizmit në qytet.

Ora 21:17
Sondazhi i Piepoli/ Mbyllja e bizneseve, në Korçë qytetarët të ndarë për arsyet, shumica bën fajtor krizën ekonomike

Fenomenit të mbylljes së bizneseve vitin e fundit qytetarët e Korçës ia atribuojnë krizës ekonomike, edhe pse janë shumë të ndarë nëse do bëjnë ‘fajtorë’ krizën në vend apo atë ndërkombëtarë. Të pyetur nga Piepoli 27% e tyre thonë se fajin e ka kriza ndërkombëtare ndër 23% thonë kriza në botë. 1 në katër korçarë bën fajtor taksat lokale ndërsa emigrimin e konsiderojnë 11%.

Ora 21:06
Kriza ekonomike dhe papunësia, shqetësimi kryesor i korçarëve! Problem edhe kriminaliteti! Trafiku nuk konsiderohet

Kriza ekonomike dhe papunësia janë problematikat që shqetëson më shumë qytetarët e Korçës. Të pyetur nga Instituti Piepoli për sondazhin në Report TV ata e kanë vlerësuar me 6.8 nga 10 këtë sektor. Korçarët vlerësojnë si shqetësim gjithashtu duke i dhënë ‘notë’ të lartë 5.9 kriminalitetin dhe korrupsioni. Shqetësim gjithashtu është abuzimi në ndërtim. Ndërkohë që trafiku siç duket nuk është fare problem në qytetin juglindor pasi ka marrë notën vetëm 3.4 nga 10, nga qytetarët e Korçës e anketuar.

/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Stela: 27/04/2023 10:57

    Pensionistet do bejn diferencen,me harresen e qeverise vota nuk do shkoj per PS

    Përgjigju
  • Ethem M.Lalaj: 27/04/2023 08:16

    Sali Non Grata ka vdekur politikisht por nuk po don ta kuptoi.AMERIKA TA NGUL GOZHDËN DHE NUK TA NXJERR MË DERI NË VDELJE NATYRALE. -PS do fitoi 55 bashki.6 bashki do i jepen PD Kalibri.E cila mbështetet nga SHBA,BE..!

    Përgjigju
  • Cubel breca: 27/04/2023 05:13

    Kjo do te thot se koha e sali qenerve dhe spiunave te sigurmit ka perenduar sado qe mundohen ta zgjasin. Perendimi eshte mese I sigurt ne 80-90 % te shqiperis. Me ne fund shqiperia po clirohet nga tentakulat e kriminelave qe e kishin mberthyer nga 30 e ca vjet.

    Përgjigju
  • Iris: 27/04/2023 01:51

    Anketim shume i sakte.Disa gjera bien ne sy:Himariotet kur pyeten per flamurin e Vorio Epirit,vetem 24 % thone te hiqet,po keshtu dhe per nderhyrjen greke,shumica thone /jo/, ose nuk e dime! Do te ishte shume me qartesuese sikur ketij grupimi te pyeturish t'ju shtohej dhe pyetja nese marrin cek nga greket.Se treti,jane problemet qe ngrene te anketuarit, ku kryesor eshte kriza ekonomike e punesimi,kurse te gjithe kandidatet premtojne vetem lulishte,parqe,rruge,stadiume e parkingje.Kjo tregon sa larg realitetit e problemeve te njerezve jane keta kandidate,gjithashtu tregon faktin se kushdo qe do te fitoje kesaj rradhe do te fitoje vetem per 3 arsye:1-si e keqja me e vogel.2-Se kundershtari eshte me i dobet,ose me i percare.3-Se njerezit kesaj radhe jane genjyer me /karamele/,/lustra/ e /fishekzjaresh/,por kur festa te marre fund,te dy palet,si kandidatet,si votuesit do te fillojne te kene pasojat e dhimbshme te te berit esell.

    Përgjigju
  • Asnjanes: 26/04/2023 23:36

    Kjo shprehja vetem para ,me duket sikur thone futja sa me thellë dhe mos ja nxirr me ketij populli se ashtu e pëlqen.

    Përgjigju
  • e drejta: 26/04/2023 10:37

    E GJITHE SHQIPERIA VETEM P E R P A R A....KURRE ME MBRAPA

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët