Sondazhi i Piepolit në Report Tv/ Spahiu: Berisha nuk është Trumpist, sepse nëse nuk i hiqet Non-Grata, ai do dalë kundër SHBA-ve

Juristi Kreshnik Spahiu e shikon si shumë realist sondazhin dhe pyetësorin e ‘Piepolit’ në Report Tv. Ai tha se shifrat e zhgënjimit qytetar përkojnë me situatën politike, sociale dhe ekonomike që përjeton vendi.

Ai nënvizoi se këto shifra mund të ishin edhe më negative, pasi për herë të parë Prokuroria Speciale ka nxjerrë zbuluar para shqiptarëve edhe jetën private të zyrtarëve apo politikanëve.

“E vlerësoj sondazhin dhe pyetësorin si shumë realist. Zhgënjimi dhe perceptimi negativ për qeverinë mund të ishte edhe më i lartë. Në kaq vite nuk ka dalë kurrë kaq zbuluar jeta private e qeverisë dhe zyrtarëve, kjo është puna eficente e Prokurorisë Speciale dhe qytetarët kanë parë se çfarë jete bëjnë zyrtarët, qeveritarët dhe politikanët shqiptarë. Qoftë edhe intervista e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj ka ndikuar sadopak në këtë situatë. Shqipëria është gri komplet, e bllokuar nga pluhuri, balta, që duket sikur edhe në dimër s’mund të jetë kaq gri, qeveria nuk është më ajo e para”, shprehet ai. 

Një tjetër faktor negativ për situatën e qeverisjes është edhe lista e deputetëve, ku nuk ka figura të reja. 

“Përfshi edhe listën e deputetëve, qeveria nuk ka asnjë figurë të njohur, personalitet të përfshirë në këtë listë, që mund të përfaqësojë ndryshimin. Ka stanjacon të stabilishmentit dhe e pashpresë që nuk mund të ndryshojë as në mars dhe as në prill apo maj”, shprehet juristi.

Edhe shifrat e mungesës masive të besimit të qytetarëve të veprimtaria politike e Berishës dhe opozitës, Spahiu i quan mëse realiste, duke shtuar se ka një marrëveshje mes Ramës dhe Berishës për ta ruajtur estabilishmentin aktual, njëri në qeveri dhe tjetri në opozitë. 

Qytetarët duke parë veprimet e Berishës, nuk i besojnë më, nuk besojnë as se është Trumpist, pasi nëse non grata nuk do hiqet, ai do e sulmojë edhe presidentin amerikan. madje renditi një sërë argumentesh.

“Si i përkthej unë dy pyetjet e para. Për pakënaqësinë e lartë popullore ndaj qeverisjes së Ramës, në çdo vend tjetër do kishte rrotacion politik. Arsyen e shpjegon pyetja e dytë, se 70% e publikut nuk besojnë te veprimtaria politike e opozitës që drejtuar nga Sali Berisha dhe kjo shpjegon pse nuk ndodh rrotacionin. Ka një kategori të publikut e shohin Berishën të pandershëm kur e sheh që ai hiqet si Trumpist. Nëse nesër Trump vendos të mos i heq non gratën, ai do e shoh Trump si armik, të shitur te Rama e Sorosi, si armik, do i kthehet kundër. Nuk ka njeri që nuk e kupton se ai nuk është Trumpist. Të gjithë e kuptojnë pse mban atë qëndrim, nuk e ka parimor. Nëse do ishin njerëzit e tij në SPAK me 1 mijë dosje, ai do i quante heronj dhe qëndrestarë.

Por edhe qëndrimet që ai ka për Edi Ramën. Ka shumë qytetarë që mendojnë se njeriu që e futi në lojë Berishën është Rama. Mund të jetë gabim, por ka shumë njerëz që mendojnë se Berisha dhe Rama e dinë rezultatin. Berisha nuk po bën asnjë spot elektoral, po bën më shumë Klevis Balliu fushatë se ai. Ka një marrëveshje për të mbajtur këtë lloj estabilishmenti ku njëri rri në mazhorancë dhe tjetri në opozitë. Kjo shpjegon edhe shifrat e sondazhit për pabesueshmërinë ndja Berishës”, argumentoi Spahiu për Report Tv.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:00
Sondazhi për kandidatët/ Spahiu: Rama ka lista të hapura fituese, Berisha lista humbëse! Rezultati dihet nga të dy

 

Në lidhje me strategjinë e listave për deputetë, juristi Kreshnik Spahiu mendon se PS ka më të mirën nga ajo e PD-së dhe rezultati i sondazheve e tregon.

“Çdo shqiptar që e ndjek politikën është dakord me këtë pyetje të sondazhit, njëra listë fituese dhe humbëse, ku fituesja është e PS dhe tjetra e PD-së. Berisha dhe Rama e dinë rezultatin, njëri e di që do fitojë dhe tjetri që do humbasë. Rama ka futur të gjithë emrat e fortë në listën e hapur për të mbledhur sa më shumë vota dhe thelluar rezultatin popullor, kurse Berisha është te lista e mbyllur dhe e ka ndërtuar listën për qëllime si opozitar. Edhe Ilir Meta është treguar më i zgjuar se Berisha, duke qëndruar në listën e hapur”, analizon ai.

Kurse për tabelën e sondazhit të intimidimit ndaj drejtësisë, juristi thekson se fizikisht e kërcënon Berisha, por institucionalisht e cenon qeveria.

“Ka dy lloj intimidimesh, fizikisht, familjarisht, në imazh e kërcënojnë Sali Berisha dhe Ilir Meta. Ndërsa institucionalisht e kërcënon mazhoranca, pasi nëse nuk i zgjasin mandatin ai mund të mbarojë funksionin, merr fund, sepse ashtu është parashikuar dhe qëndron si një ad-hoc. Pra institucionalisht e intimidon PS-ja, pra qeverisja”, tha Spahiu.

Ai dha edhe një mendim në lidhje me sondazhin që kishte të bënte me mediat, ku theksoi se Berisha e intimidon kundërshtarin mediatik, kurse Rama përpiqet që ta kapë.

“Për mediat mund të them se mediat janë si të të njëjtës monedhë apo si nofullat e gojës. Berisha është i sistemit të baltës, retorikë të dhunshme, mundohet edhe t’i intimidojë kundërshtarët mediatik. Media është si armë në dorën e politikës. Kurse Rama kërkon ta bëjë për vete këtë media me mënyrat e tij. Më bën përshtypje se shumica nuk përballen, nuk bëjnë transparencë dhe kjo mendoj se është me pasoja”, shprehet juristi.

Ora 22:19
Spahiu: Partitë e reja kanë përgjegjësi historike që nuk u bashkuan si Pol i Tretë! Hyrja në BE varet nga konjukturat gjeopolitike

 

Juristi Kreshnik Spahiu shprehet i zhgënjyer nga partitë e vogla dhe thekson se edhe sondazhet e tregojnë këtë. Pavarësisht se në shifra vlerësohen me 14%, kjo shifër fatkeqësisht nuk mund të përkthehet në mandate, pasi këto forca të reja janë të përçara.

Sipas Spahiut, këto parti dhe kryetarët e tyre po humbasin shansin historik për të ndryshuar estabilishmentin politik në tre dekada, duke mos u bashkuar dhe maksimalizuar votën, për ta përkthyer në mandate deputetësh, deri në 20 vende, kurse në formatin aktual rrezikojnë të mos marrin dot as edhe 1 mandat.

“Duhet të biem dakord për një mënyrë reflektimi dhe besimi që ka populli të partitë e reja, apo është urrejtja që ka ndaj të vjetrat dhe del ky 14%. Këto parti kanë përgjegjësi historike para shqiptarëve, që i hoqën mundësinë Shqipërisë për të reformuar Parlamentin në 11 maj. Ai 14% nuk do kthehet dot në 20 deputetë për të riformatuar parlamentin se u përçanë, pasi nuk do marrin dot as një mandat. Pra ato nuk mund të bëhen dot si Vetëvendosja, siç bëri edhe Albin Kurti.

Kemi 5-6 parti që kanë vetëm kryetar, as nënkryetar, as kryesi dhe as forume. Ngjajnë në nivel shoqatash, jemi fatkeq si shoqëri, sepse nuk kemi shoqëri civile. Por dikur bëheshin protesta të barabarta të shoqërive civile, të njëjta si të partive, Të vjen keq kur sheh se nuk janë bashkuar në një Pol të Tretë”, shprehet ai. 

Ndërsa shton se më shumë këto parti të reja duket sikur e kanë luftën me njëra-tjetrën, duke u sulmuar mes tyre, sesa të luftojnë estabilishmentin PD-PS.

“Por nuk mund të përmbysësh këtë politikë në Shqipëri, sepse po t’i shohësh 4 partitë e reja, kanë synimin më shumë për të luftuar njëra-tjetrën dhe rivale ndaj njëra-tjetrës, se për të ndryshuar estabilishmentin në Shqipëri, ndaj edhe kjo besueshmëri ndaj tyre është në këto shifra”.

Kurse për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, Spahiu mendon se kjo do varet nga konjukturat gjeopolitike të vetë vendeve të mëdha të BE-së, që nëse vendosin për zgjerimin, atëherë Shqipëria mund të hyjë në BE edhe në këtë legjislaturë dhe jo për shkak të punës së qeverisë.

“Në kuadrin gjeopolitik dhe të situatës mendoj se Shqipëria hyn në BE fal kësaj konjukture gjeopolitike. Nëse Francës, Gjermanisë, Italisë etj. do të duan zgjerimin, mund të hyjmë në BE edhe brenda kësaj legjislature. Varet nga konjukturat gjeopolitike dhe situatat”.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

Fier, ishte në arrest shtëpie dhe kërcënoi efektivin e FNSH që e ruante, në pranga 40-vjeçari (EMRI)

Fier, ishte në arrest shtëpie dhe kërcënoi efektivin e FNSH që e ruante, në pranga 40-vjeçari (EMRI)