
Mbështetja e qytetarëve shqiptarë ndaj opozitës vijon të ulet. Qëndrimi i grupit të deputetëve demokratë të udhëhequr nga Berisha, i njohur si grupi i “Rithemelimit”, në mbrojtje dhe duke sulmuar organet e drejtësisë si të përdorur politikisht, duket se kanë sjellë ndikim negativ për opozitën në tërësi në elektorat.
Ndëshkimi i Sali Berishës për aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, pasuar me kaosin dhe dhunën e krijuar nga Rithemelimi në Kuvend ka dëmtuar imazhin e opozitës edhe më tepër.
Të pyetur në sondazhin e Report Tv realizuar në bashkëpunim me Eduard Zaloshnjën, shumica dërrmuese e qytetarëve vlerësojnë negativisht aktivitetin e opozitës deri më sot. 79.9% nuk e vlerësojnë aktivitetin e opozitës, duke shënuar një rritje të qytetarëve që nuk janë dakord me aktivitetin e saj, pasi një muaj më parë ishin 75.2%.
Konkretisht, 54.7% votojnë negativisht ndërsa në muajin tetor vlerësimi negative ishte 50 % duke shënuar një rritje. 25.2 anojnë nga negativja, të njëjtat shifra si një muaj më parë. Vetëm 15.0% kanë një vlerësim pozitiv dhe 5.1% anojnë nga pozitivja.
Lajmi kryesor:
Sondazhi i Report Tv/ Shqiptarët kundër Berishës, 74.5% thonë se duhet të paraqitet në SPAK! Nuk mbështesin as skenarin e kaosit! Nëse zgjedhjet mbahen sot, fiton PS












