Sondazhi i Report Tv/ Shqiptarët kundër Berishës, 74.5% thonë se duhet të paraqitet në SPAK! Nuk mbështesin as skenarin e kaosit! Nëse zgjedhjet mbahen sot, fiton PS

Tirane- Në emisionin Repolitix në Report Tv u publikua këtë mbrëmje (15 nëntor) sondazhi i radhës në bashkëpunim me sondazhistin e mirënjohur Eduard Zaloshnja ku qytetarët janë pyetur për temat më të rëndësishme të aktualitetit politik, duke nisur që nga marrëveshja Shqipëri-Itali për emigrantët, hetimi i SPAK për ish-kryeministrin Berisha për aferën "Partizani" apo dhe kaosin e shkaktuar nga Rithemelimi në Parlament.

Shqiptarët nuk e mbështesin Sali Berishën në sulmet e tij ndaj drejtësisë. 74.5% e qytetarëve të anketuarve në sondazh mendojnë se Sali Berisha duhet të ishte paraqitur në SPAK për t’u përballur me drejtësinë për dosjen e ish kompleksit Partizani edhe pa një autorizim paraprak nga Kuvendi e vetëm 17.4% e qytetarëve përgjigjen “jo”.

Nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin sot, PS do të ishte fituese sipas të dhënave të sondazhit, ndjekur nga grupimi i Sali Berishës forcë e dytë. Në sondazhin e muajit nëntor pyetjes se për kë parti do të votonit, nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin sot, 35.5% e të anketuarve janë përgjigjur PS, 18.1% PD e Berishës, 4.7% PD e Bashës, ndërsa forcë e katërt me 3.2% renditet PL e Ilir Metës.

Të gjitha forcat politike kanë një rënie nga një muaj më parë, ndërsa rritje me 3% ka përqindja e qytetarëve që nuk do të votonin.

Edi Rama vijon të dominojë arenën politike, duke qënë më i preferuari në mesin e 4 politikanëve më të rëndësishëm në vend, por krahasuar me një muaj më parë, përqindja e qytetarëve që nuk preferojnë asnjërin prej tyre, është rritur me 6%.

Të pyetur se çfarë mendimi kanë për punën e qeverisë, 24.3% e qytetarëve përgjigjen pozitiv, 14.2% anoj pozitiv, 30.1% anoj negativ ndërsa 31.4% negative.

Por qytetarët janë edhe kundër aksionit të fundit në parlament të nisur nga opozita me kaos dhe bllokim diskutimesh. Vetëm 15% e qytetarëve e konsiderojnë pozitiv aktivitetin e opozitës ndërsa rreth 80% e tyre mendojnë se veprimtaria opozitare është negative. Skenari i kaosit dhe i dhunës, për qytetarët nuk do të shtojë përkrahjen në elektorat, e rrjedhimisht votat për të, nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot. Pyetjes se a mendoni që strategjia e opozitës, për bllokimin e aktivitetit të parlamentit do tja shtojë përkrahjen në elektorat, 73.5% e tyre thonë jo.

Nisur edhe nga zhurma e prodhuar së fundmi, qytetarët janë të ndarë për marrëveshjen me Italinë për emigrantët. 38.7% e tyre janë pro, ndërsa pjesa tjetër 55.6% ose 1.135.000 janë përgjigjur kundër marrëveshjes, mbi të cilën do të sillen në Gjadër të Lezhës azilkërkues në Itali.

Kampioni i sondazhit është 1106 banorë të rritur nga e gjithë Shqipëria të cilët janë kontaktuar me SMS të përzgjedhur në mënyrë të rastësishme. Ndërsa marzhi i gabimit +/- 3.5 %.

Të ftuar në studion e 'Repolitix' me gazetarin Denis Minga për të analizuar shifrat e sondazhit të Report Tv në bashkëpunim me sondazhistin Eduard Zaloshnja ishin Pano Soko, Flogert Muça dhe Redi Varaku.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:23
Sondazhi i Report Tv/ Nëse zgjedhjet parlamentare mbahen sot, Rama merr mandatin e katërt! Berisha humb më shumë mbështetje, rënie dhe për Bashën e Metën

1700083458_7.jpg

Nëse ditën e sotme, 15 nëntor, do të mbaheshin zgjedhjet parlamentare, Partia Socialiste do të kishte sërish fitore, megjithëse mbështetja për të është ulur me 1.3% me 0.5% në krahasim me një muaj më parë. Në nëntor mbështetja është 35.5% krahasuar me 36.8 % që ishte një muaj më parë.

Në sondazhin e realizuar nga Report Tv në bashkëpunim me Eduard Zaloshnjën vihet re që ka një ulje me 0.4% të mbështetjes së Partisë Demokrate të drejtuar nga Lulzim Basha dhe tashmë të shkëputur përfundimisht nga Sali Berisha.

Kështu 4.7% e qytetarëve do të votonin PD e Bashës nëse sot do të mbaheshin zgjedhjet në krahasim me një muaj më parë kur ishin 5.1 %.

Ndërkohë që ka një rënie në përqindje mbështetjes për Sali Berishën. 18.1% do të votonin për PD e Sali Berishës kundrejt 19.9% që do të votonin në muajin shtator. Votimi për Berishën ka një rënue me 1.8% krahasuar me një muaj më parë. Për Partinë e Ilir Metës mbështetja ka rënë në 3.2% nga 3.7% që ishte një muaj më parë.

Ora 22:21
Sondazhi i Report Tv/ Ulet 'pëlqimi' për politikanët, por Rama ruan fronin! Berishën e braktisin edhe më shumë qytetarët

1700083334_6.jpg

Vlerësimi i qytetarëve për politikanët është ulur. Kjo vërehet në shifrat e sondazhit të Report Tv të realizuar në bashkëpunim me Eduard Zaloshnjën.

Sot 38.5% e qytetarëve kanë opinion pozitiv për Ramën, kundrejt 41.7 % që ishin muajin e kaluar (tetor).

Pavarësisht se pëlqimi i Ramës është ulur për një muaj, kryeministri vijon të mbetet politikani më i preferuar i shqiptarëve.

Ulje të vlerësimit pozitiv nga qytetarët ka pasur edhe për Sali Berishën, Lulzim Bashën dhe Ilir Metën.

Sali Berisha vijon të ketë rënie të mbështetësve të tij ndërkohë që është duke u përballur me drejtësisë i akuzuar për korrupsion për aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

Në sondazhin e Report Tv pyetjes se “për cilin nga politikanët kryesorë keni mendim më pozitiv”, shifrat e nëntorit për Berishën janë 17.6%, kurse të tetorit janë 18.9%. Sali Berisha ka një rënie prej 1.3% në krahasim me muaj e kaluar.

Për Lulzim Bashën kanë vlerësim pozitiv 4.4% e qytetarëve kurse muajin e kaluar shifrat për të ishin 4.9%.

Ndërkohë edhe mbështetja ndaj kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka rënë edhe më shumë. Për të kanë votuar pozitivisht 3.2% e qytetarëve krahasuar me një muaj më parë që ishte 3.7%. 

Ora 21:59
Sondazhi i Report Tv/ Berisha 'luftë' drejtësisë, Rithemelimi kaos e dhunë në Kuvend! Qytetarët 'ndëshkojnë' aksionin e opozitës! 79.9% nuk e vlerësojnë

1700082118_5.jpg

Mbështetja e qytetarëve shqiptarë ndaj opozitës vijon të ulet. Qëndrimi i grupit të deputetëve demokratë të udhëhequr nga Berisha, i njohur si grupi i “Rithemelimit”, në mbrojtje dhe duke sulmuar organet e drejtësisë si të përdorur politikisht, duket se kanë sjellë ndikim negativ për opozitën në tërësi në elektorat.

Ndëshkimi i Sali Berishës për aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, pasuar me kaosin dhe dhunën e krijuar nga Rithemelimi në Kuvend ka dëmtuar imazhin e opozitës edhe më tepër.

Të pyetur në sondazhin e Report Tv realizuar në bashkëpunim me Eduard Zaloshnjën, shumica dërrmuese e qytetarëve vlerësojnë negativisht aktivitetin e opozitës deri më sot. 79.9% nuk e vlerësojnë aktivitetin e opozitës, duke shënuar një rritje të qytetarëve që nuk janë dakord me aktivitetin e saj, pasi një muaj më parë ishin 75.2%.

Konkretisht, 54.7% votojnë negativisht ndërsa në muajin tetor vlerësimi negative ishte 50 % duke shënuar një rritje.  25.2 anojnë nga negativja, të njëjtat shifra si një muaj më parë.  Vetëm 15.0% kanë një vlerësim pozitiv dhe 5.1% anojnë nga pozitivja.

Ora 21:57
Sondazhi i Report Tv/ Ja vlerësimi i qytetarëve për qeverinë Rama! Si kanë ndryshuar shifrat nga muaji tetor

1700081973_4.jpg

Në sondazhin e Report Tv të realizuar për muajin nëntor në bashkëpunim me Eduard Zaloshnjën qytetarët kanë dhënë mendimin e tyre dhe për punën e qeverisë. Në total 38.5% kanë dhënë mendim pozitiv, kurse 61.5% negativ.

Të pyetur se çfarë vlerësimi kanë për punën e qeverisë në përgjithësi deri më sot, 24.3% janë shprehur anoj pozitivisht duke shënuar një rritje krahasuar me vlerësimin që dhanë në sondazhin e një muaji më parë kur votuan 22.3% pozitiv.

Sot 14.2% qytetarë thonë ‘anoj pozitivisht’, ndërsa 30.1% thonë ‘anoj negativisht’. Në tetor 18.6% ishin "anoj pozitivisht", kurse 29.2, "anoj negativisht".

‘Negativ’ janë përgjigjur 31.4% e qytetarëve. Në tetor 29.9% votuan negativisht.

Ora 21:43
Sondazhi i Report Tv/ Qytetarët kundër kaosit të Rithemelimit në Kuvend, 73 % thonë se kjo nuk e rrit përkrahjen në elektorat

1700081140_3.jpg

Prej disa javësh qëllimi i Rithemelimit ka qenë të krijojë kaos në Kuvend dhe në komisione parlamentare, duke penguar zhvillimin e seancave normale. Shumë aktorë janë shprehur se kaosi në të vërtetë nuk ka të bëjë me ngritjen e komisioneve parlamentare siç pretendon Rithemelimi, por revolta lidhet me betejën e Sali Berishës me drejtësinë.

Por si do të ndikojë ky aksion i ri i opozitës te mbështetësit? Në sondazhin e Report Tv të realizuar në bashkëpunim me Eduard Zaloshnjën, shumica dërrmuese e qytetarëve mendojnë se aksioni i Rithemelimit po e dëmton opozitën.

Të pyetur a mendoni se strategjia e re e opozitës për bllokimin e aktivitetit të parlamentit do t’ia shtojë përkrahjen në elektorat vetëm 13.5% ose 275.000 qytetarë janë përgjigjur “po”. "Anoj nga po" janë shprehur 8.1% ose 165.000.

78.4% janë përgjigjur “jo”, ky aksion nuk do ia shtojë përkrahjen opozitës.

Ora 21:34
Sondazhi i Report Tv/Afera Partizani/ Shqiptarët kundër Berishës, 74.5% thonë se duhet të paraqitet në SPAK, edhe pa miratimin e Kuvendit

1700080573_2.jpg

Sali Berisha vijon të bëjë lojë dhe refuzon të njihet me vendimin e GJKKO që i ka caktuar masën e sigurisë 'detyrim me paraqitje' dhe ndalim të udhëtimit jashtë Shqipërisë në kuadër të hetimeve për korrupsion për aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani. Berisha e quan vendimin antikushtetues dhe vijon lojërat e tij, por si e vlerësojnë sjelljen e tij shqiptarët?

Ndryshe nga Berisha, qytetarët e quajnë të drejtë vendimin e GJKKO dhe shumica kërkojnë që ish-kryeministri të paraqitet në SPAK.

Të pyetur nga Report Tv, 60.0 % ose 1.225.000 e qytetarëve thonë “po” Berisha duhet të paraqitet në SPAK edhe pa një miratim paraprak parlamentar të masës së detyrimit për paraqitje. 14.5% ose 295.000 janë përgjigjur “anoj nga po”. 8.1% ose 165.000 qytetarë janë përgjigjur “anoj nga jo”, kurse 17.4% ose 355.000 qytetarë janë kundër vendimit që Berisha të paraqitet në SPAK pa një vendim të parlamentit.

Ora 21:07
Sondazhi i Report Tv/ Pro apo kundër marrëveshjes me Italinë për emigrantët, ja si përgjigjen shqiptarët

1700078950_1.jpg

Marrëveshja e firmosur nga kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni në Romë, për ndërtimin në territorin shqiptar të dy qendrave të pritjes për emigrantët që nisen nga Afrika e Jugut drejt Italisë ka ngjallur debate të shumta në të dyja vendet.

Nisur nga ky fakt pyetja që Report Tv në bashkëpunim me sondazhisitin Eduard Zaloshnja u ka drejtuar qytetarëve ka qenë: A jeni dakord me marrëveshjen Itali-Shqipëri për krijimin e kampit të refugjatëve në territorin e bashkisë Lezhë? Shumica e qytetarëve të pyetur janë shprehur se nuk janë dakord.

Konkretisht, sipas rezultateve të sondazhit 30.1% ose 615.000 qytetarë janë dakort që emigrantët që kërkojnë azil në Itali të strehohen përkohësisht në Shqipëri, 8.6% ose 175.000 “anojnë nga po-ja”. Kurse 5.6% ose 115.000 “anojnë nga jo” dhe 55.6% ose 1.135.000 janë përgjigjur jo.

B.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • noku: 16/11/2023 16:22

    ky ka probleme me drejtesine, cfare alternative eshte ky. alternative eshte te rinj te pakonsumuar

    Përgjigju
  • Genci: 16/11/2023 11:16

    VAZHDOJN EDHE SOT NE KOHEN E ULTRA INFORMACIONIT TE MBESHTESIN NE PERQINDJE TE MADHE HAJNA SI S.B E.R & I.M . FTAKEQSIA ME E MADHE KOMBETARE SE KTA MILITANT NUK KA, MBESHTETES TE NJE VRASESI.. NJE SUPER HAJDUTI DHE NJE MASHTRUSI...

    Përgjigju
  • Interist: 15/11/2023 21:32

    Militantet gjithmone zgjedhin partine mbi Shqiperine, fakt rrenqethes por i vertete.

    Përgjigju
    • PeDe: 16/11/2023 08:35

      Fatkeqesi eshte kur disa si Ju mbeshtesin akoma Berishen. Sa me shume mbeshtesni Berishen aq me shume i zgjasni vitet Rames ne pushtet

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni

NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni