Sondazhi i Zaloshnjës: PS do të merrte sot 385 mijë vota më shumë se PD! Për kë votojnë emigrantët

Sondazhi i Zaloshnjës: PS do të merrte sot 385 mijë vota më shumë se PD! Për kë votojnë emigrantët

Foto ilustruese

Në fillim të këtij sezoni elektoral, JAVANEWS më angazhoi të zhvilloj një sondazh që s’është bërë kurrë deri më sot në Shqipëri – një sondazh me ata zgjedhës brenda e jashtë vendit që janë të vendosur të votojnë qysh sot për parlamentin e ardhshëm (kësaj rradhe edhe zgjedhësit jashtë vendit do të kenë mundësinë të votojnë me postë nga ku banojnë).
Sondazhin e realizova duke e shpërndarë linkun e pyetësorit me SMS krejt të rastësishme në gjithë territorin e vendit për zgjedhësit e këtushëm, dhe duke shfrytëzuar rrjetet sociale për zgjedhësit jashtë vendit. Si përfundim, u krijua një kampion me 1805 të anketuar të rritur të vendosur për të votuar qysh sot (1003 brenda vendit dhe 802 jashtë vendit), të cilin e ripeshova statistikisht, për të përfaqësuar sa më mirë si zgjedhësit brenda vendit, ashtu edhe zgjedhësit jashtë vendit.

Zgjedhësit brenda vendit

Nga rreth 1.95 milionë zgjedhës që jetojnë brenda vendit, më rezultoi (me ekstrapolim të përafërt statistikor) se rreth 1.45 milionë janë të vendosur të votojnë qysh sot për partitë aktuale. Plot 51% e këtyre të vendosurve (rreth 740 mijë) votojnë qysh sot PS-në, 29.3% (rreth 425 mijë) PD-në, 3.8% (rreth 55 mijë) partitë e tjera të vjetra, dhe 15.9% (rreth 230 mijë) partitë e formuara rishtazi (shihni tabelën e mëposhtme).

Zgjedhësit jashtë vendit

Nga rreth 1.75 milionë zgjedhës që jetojnë jashtë vendit, më rezultoi (me ekstrapolim të përafërt statistikor) se rreth 0.55 milionë janë të vendosur të votojnë qysh sot për partitë aktuale. Vetëm 43.6% e këtyre të vendosurve (rreth 240 mijë) votojnë qysh sot PS-në, 30.9% (rreth 170 mijë) PD-në, 2.7% (rreth 15 mijë) partitë e tjera të vjetra, dhe 22.7% (rreth 125 mijë) partitë e formuara rishtazi (shihni tabelën e mëposhtme).

Zgjedhësit gjithsej (brenda e jashtë vendit)

Duke ndërthurur statistikisht rezultatet e zgjedhësve brenda vendit me ato të zgjedhësve jashtë vendit, rezultoi se nga 3.7 milionë shtetas në moshë për votim, rreth 2 milionë janë të vendosur të votojnë qysh sot për partitë aktuale. Vetëm 49% e këtyre të vendosurve (rreth 980 mijë) votojnë qysh sot PS-në, 29.8% (rreth 595 mijë) PD-në, 3.5% (rreth 70 mijë) partitë e tjera të vjetra, dhe 17.8% (rreth 355 mijë) partitë e formuara rishtazi (shihni tabelën e mëposhtme).

SHËNIM 1: Edhe pse PS merr sot më pak se gjysmën e votave të të vendosurve për të votuar, siguron sot më shumë se gjysmën e mandateve parlamentare, falë sistemit elektoral që nuk lejon grumbullimin e gjithë votave opozitare në një thes të vetëm.

SHËNIM 2: Zakonisht partitë rishtare kapin kuota të larta shumë muaj para zgjedhjeve, por kuotat u bien kur afron dita e votimit…/JavaNews

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'