Sondazhi II:Rritet e majta në rang
 kombëtar dhe Veliaj në Tiranë

Sondazhi II:Rritet e majta në rang<br /> kombëtar dhe Veliaj në Tiranë
TIRANË - Nëse zgjedhjet do të ishin sot, atëherë fituese do të shpallej koalicioni i majtë me 60% të votave, me të njëjtën diferencë koalicioni i ASHE do fitonte edhe në kryeqytet, ku fitues do të shpallej Erion Veliaj me 53.5 % të votave.
 
Ky është rezultati i Sondazhit të dytë të zhvilluar nga Institutin Italian Piepoli në Bashkëpunimin me A1 Report
 
Sipas sondazhit të dytë e majta jo vetëm që njeh rritje në krahasim me vitin 2013, por rritet me 1.5 pikë edhe në krahasim me sondazhin e parë të realizuar më 15 maj dhe i bërë publik më 20 maj në A1 Report. E ndërsa e majta rritet në krahasim me sondazhin e parë, koalicioni i djathtë njeh ulje me 1.5 pikë.
 
Ndërsa në Tiranë sondazhet nxjerri fitues Veliajn me  53.5 %  të votave, 1.5 më tepër nga anketimi i  kaluar. Ndërsa Kosova edhe pse renditet serish i dyti nga kandidatët njeh rënie me 2 % duke rënë nga 36 % të votave në 34 %.
 
Në emisionin e drejtuar nga Carlo Bollino dhe Ilir Babaramo, i ftuar special për të komentuar rezultatin e sondazheve ka qenë Presidenti i institutit Piepoli Roberto Baldasari bashkë me Aleksandër Çipën, Arion Sulon, Lorenc Vangjelin dhe Afrim Krasniqin
 
Sondazhi i Institutit italian Piepoli në bashkëpunim me A1 Report është bazuar në anketimet e 800 votuesve në rang kombëtar dhe 500 votuesve për bashkinë e Tiranës më 28 maj. 

Sondazhi i parë i bërë publik më 20 maj nga A1 Report nxirrte fitues të majtën në rang kombëtar me 58.5 %, ndërsa në kryeqytet fitues dilte Veliaj me 52 %. Anketimet për sondazhin e parë janë bërë më 15 maj.

Nëse votohej sot për Tiranën, Veliaj fitonte me 53.5 % 
Sondazhi i institutit Piepoli është ndalur specifikisht në kryeqytet ku janë pyetur 500 qytetarë. Sondazhi i dytë nxjerr fitues Veliajn me  53.5 %  të votave, 1.5 më tepër nga rezultati i kaluar.
 
Ndërsa Kosova edhe pse renditet serish i dyti nga kandidatët njeh rënie me 2 % duke rënë nga 36 % të votave në 34 %.  

Rritje nga sondazhi i parë njeh edhe kandidati i Pavarur për Tiranën Gjergj Bojaxhi, ndërsa dy kandidatët e tjerë Sazan Guri dhe Arben Tafaj nuk njohin ndryshime. 

Sondazhi 11

ASHE njeh rritje edhe në kryeqytet me 1.5% , përqindje e cila i ka humbur APPD-së.
Sondazhi 12

Bie vlerësimi i Kosovës si ministër, Basha sërish notë ngelëse për Bashkinë
59 % e të anketuarve e vlerësuar si të dobët punën e bërë nga Lulzim Basha për Bashkinë e Tiranës. 17 % e kanë vlerësuar si të mjaftueshme, ndërsa vetëm 23 % e kanë vlerësuar si të mirë . 1 % e të anketuarve nuk kanë dhënë përgjigj.

Sondazhi 8

Nga 70 % e të anketuarve që e kanë vlerësuar si të mirë punën e bërë nga kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova për periudhën kur ai ka qenë Ministër i Shëndetësisë, vetëm 54 % prej tyre kanë të njëjtin mendim në sondazhin e dytë

Sondazhi 9
 
50 % e të anketuarve nga Instituti italian i sondazheve Piepoli  edhe në sondazhin e dytë e kanë vlerësuar si të mirë punën e kandidatit të së majtës për bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj për kohën kur ka drejtuar Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. 13 % e kanë vlerësuar si të mjaftueshme, ndërsa 30 % të të anketuarve mendojnë se ka bërë një punë të dobët.

Sondazhi 10

Sondazhi II: Bie pritshmëria për punë nga kryebashkiakët, rritet furnizimi me ujë 
Krijimi i vendeve të reja të punës është pritshmëria më e madhe kryeqytetasve për kryebashkiakun e ri. Por në krahasim me sondazhin e parë, kjo pritshmëri ka rënë me 2 pikë të cilët i kanë shkuar në rritjet pritshmërisë për furnizimin me ujë.

Ky është konkluzioni pas anketimit të bërë në lidhje me pyetjen se cilat janë problemet më të mëdha që presin qytetarët nga Kreu i ri i Bashkisë. Pas vendeve të punës kërkohet ulje e ndotjes e më pas shkolla e çerdhe.
 
Ndryshimet e tjera për pritshmërinë ndodhen në tabelën e mëposhtme.
 
Sondazhi 7

Sondazhi II: Nëse zgjedhjet do të ishin sot, e majta fiton me 60%
Duke bërë edhe një krahasim me zgjedhjet e 2013-s dhe me sondazhin e parë, rezultatet e dyta të anketimit të Institutit italian Piepoli nxjerrin si fitues të majtët me 60 %, ndërsa të djathtët do të merrnin 38 %.

Sipas sondazhit të dytë e majta jo vetëm që njeh rritje në krahasim me vitin 2013, por rritet me 1.5 pikë edhe në krahasim me sondazhin e parë të realizuar më 15 maj dhe i bërë publik më 20 maj në A1 Report.

E ndërsa e majta rritet në krahasim me sondazhin e parë, koalicioni i djathtë njeh ulje me 1.5 pikë.

Sondazhi 6


Besimi te liderët, sondazhi II: Rritet besimi te Rama e Basha 
Kryeministri Rama është lideri ku kanë besim pjesa më e madhe pas qytetarëve shqiptarë,  të cilët janë pyetur për të 4 emrat. Pas Ramës renditet Meta, Basha dhe në fund Berisha.
 
Ajo çfarë dallon nga sondazhi i parë është rritja e besimit për kryeministrin Rama dhe kreut të PD me 3 pikë, ndërsa Berisha dhe Meta kanë qëndruar në njëjtin nivel besueshmërie. 

Sondazhi 4

Pëlqimi si lider, Sondazhi II: Rama 27 pikë para Bashës
Një tjetër pikë ku është ndalur Institutin Italian Piepoli gjatë sondazhit në Shqipëri është edhe vlerësimi për kreun e qeverisë dhe të opozitës, ku dukshëm Rama ka më tepër vlerësime.

Por ndryshe nga sondazhi i parë Basha ka një vlerësim në rritje duke ngushtuar nga 28 pikë diferencën 27 me Ramën 

Sondazhi 3

Sondazhi II: 46 % e të anketuarve sërish vlerësim të dobët për kreun e PD
46 % e të anketuarve të Institutit Italian Piepoli e kanë vlerësuar si të dobët punën e Bashës në krye të opozitës.
 
Mdryshimi i vetëm nga Sondazhi i parë është se është ulur me 1 % numri i të anketuarve që e kanë vlerësuar si të mjaftueshme punëne mërë dhe është rritur me 1 % vlerësimi për punë pozitive në krye të PD.  27 % e kanë vlerësuar si të mjaftueshme, ndërsa vetëm 24 % prej tyre e kanë vlerësuar si të mirë. Ndërsa 3 % e të anketuarve nuk kanë dhënë opinion.

Sondazhi 2

Sondazhi II : Rritet vlerësimi i punës për kryeministrin Rama
Pyetja e parë të cilës i janë përgjigjur të anketuarit e Institutin Italian Piepoli ka qenë vlerësimi për punën e bërë nga kryeministri Rama në këto 18 muaj qeverisje.

 53 % e të anketuarve e kanë vlerësuar si një punë të mirë, 21 % mjaftueshëm, 25 % si punë të dobët.

Krahasuar me sondazhin e bërë publik më 20 maj, Rama është rritur me 2 % të njerëzve që kanë vlerësim të mirë të punës së tij.

Sondazhi 1  
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston