Aktiviteti i opozitës, ka një trend rritje të vlerësimit pozitiv nga qytetarët krahasuar me muajin prill, bazuar në të dhënat e sondazhit të përmuajshëm të Report Tv në bashkëpunim me Eduard Zaloshnjën. Por megjithatë shumica dërrmuese e shqiptarëve e vlerësojnë negativisht aktivitetin e opozitës.

Kështu 18.3% e qytetarëve vlerësojnë pozitivisht opozitën, rritje kjo krahasuar me 17.8% që ishte muajin e kaluar. Ndërsa 6.8% anojnë pozitivisht, krahasuar me 6% që ishin muajin prill.

Por sërish 75.1% e qytetarëve shqiptarë të pyetur, vlerësojnë negativisht punën e opozitës. Konkretisht 46.3% e vlerësojnë negativisht, krahasuar me 48%% që ishin muajin e kaluar. Ndërsa 28.8% anojnë negativisht, krahasuar me 28.3% që ishin muajin e kaluar.


Lajmi kryesor:

Sondazhi në Report Tv/ Nëse votohet sot, 50.9% e zgjedhësve do të hidhnin votën për PS-në! Berisha, forcë e dytë me 28%! Rritje PD e Bashës