Sondazhi në Report Tv, qytetarët e Tiranës kundër projektit të Këlliçit për transport falas: Kushton shumë! Durrsakët mbështesin projektin e Portit të Durrësit

Sonte rikthehet me sondazhin e dytë Instituti prestigjioz Piepoli në bashkëpunim me Report Tv për zgjedhjet e 14 majit. Një nga pyetjet e sondazhit u publikua mesditën e sotme në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, dhe kishte pikërisht ofertën e kandidatit të koalicionit Meta-Berisha për Tiranën, Belind Këlliçit, atë të transportit publik falas. Kështu qytetarët e Tiranës duket se janë kundër projektit të Këlliçit për transport publik falas.

Qytetarët e Tiranës të pyetur nga instituti Piepoli nëse e gjykojnë të realizueshëm propozimin e Këlliçit për të bërë falas transportin publik, 47% e tyre thonë se nuk është i realizueshëm pasi kushton shumë. Ndërkohë 43% e qytetarëve të ankimuar, thonë se ideja është ekonomikisht e realizueshëm. 10% e qytetarëve thonë se nuk e dinë.

Për analistin Lorenc Vengjeli, kjo është një ofertë e zgjedhur gabim nga Belind Këlliçi për të marrë votat e qytetarëve në Tiranë.

‘Është një kalë i zgjedhur gabim dhe nuk të çon shumë larg. Është një propozim dembel, edhe pak naiv’- tha Vangjeli.

Ndërsa deputetja e PD-së Flutura Açka tha se nisma është e majtë, por është një nismë që duhet lavdëruar. Megjithatë ajo u shpreh se mbështet kandidatin e PD-së Roland Bejkon.

‘Nga konteksti politik është një nismë e majtë, por ti bësh një shpjegim më të hollësishëm është për tu përgëzuar. Nga pikëpamja ekonomike, ata që e duan shërbimin falas janë më shumë. Edhe ata që janë ‘Jo’ kërkojnë një argumentim ekonomik. Do të thotë se dëshira e shqiptarëve është që trendi të jetë falas. Duhet të japë argumente Këlliçi. Mendoj se është diçka që duhet lavdëruar. Unë do të mbështes Roland Bejkon.’- tha Açka.

Të dhënat e sondazhit 'Pepoli'

Ndërkohë 63% e qytetarëve të Durrësit presin që kushdo të dalë fitues nga zgjedhjet e 14 majit dhe të jetë kryetar i bashkisë do të duhet ta mbështesë projektin e Portit të ri të Durrësit. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:55
Projekti i Portit të Durrësit, 63% e qytetarëve durrsakë: Kryebashkiaku i ardhshëm i bashkisë duhet ta mbështesë! Vetëm 29% kundër

63% e qytetarëve të Durrësit presin që kushdo të dalë fitues nga zgjedhjet e 14 majit dhe të jetë kryetar i bashkisë do të duhet ta mbështesë projektin e Portit të ri të Durrësit.

Të pyetur nga Institutit Piepoli për sondazhin i cili do të transmetohet sot në Report Tv, vetëm 29% e durrsakëve janë shprehur se administrata bashkiake do të duhet të ketë qasje kundër projektit.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emri: 12/04/2023 19:49

    Tirana ka nevoje urgjente per nje metro te nendheshme, se ne siperfaqe eshte totalisht e bllokuar. Po keta edhe nje cope tren qe kishte e zhduken dhe tani thone qe do arrije njehere per njehere ne Fushe Mezez, pastaj shohim e bejme... kryeqytet primitiv, pa hekurudhe, pa metro, pa tram... i vetmi ne Europe. Vazhdoni, bjerini defit se mire e keni!

    Përgjigju
  • Riku: 12/04/2023 17:34

    Epo me lire se falas e ofron vetem lali eri... eshte i pakonkurueshem... madje duhet te jete moto e fushates ne ofrojme me lire se falas... wtf

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen