Sondazhi/ Opinioni publik francez kundër anëtarësimit të Shqipërisë dhe Ballkanit

Sondazhi/ Opinioni publik francez kundër anëtarësimit të Shqipërisë dhe Ballkanit

Shumica e francezëve janë kundër anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Një sondazh i fundit ka zbuluar se pjesë më e madhe e opinionit publik mendojnë se anëtarësimi i Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Serbisë, apo Bosnjës do të ndikonte negativisht në jetën e tyre. Studimi është realizuar nga Instituti i Politikave Europiane të Shoqërisë së Hapur.

Studimi zbuloi se mosmiratimi i zgjerimit të Bashkimit Europian në Ballkanin Perëndimor nga opinioni publik francez lidhet më shumë me vlerësimet e përgjithshme të gjendjes së BE-së, ndjenjën e kontrollit politik dhe në një farë mase me qëndrimet ndaj eksperiencave të mëparshme të zgjerimit të BE-së, sesa me vendet e Ballkanin Perëndimor.

Srđan Cvijić, anëtar i Grupit Këshillues të Politikave të Ballkanit në Evropë (BiEPAG) dhe një nga autorët e studimit tha se duke pasur parasysh se kundërshtimi i anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor është një manifestim i zhgënjimit me BE në mesin e shumicës dërrmuese të francezëve.

“Thelbi i problemit nuk është tek vendet kandidate nga Ballkani, por kjo çështje është politikisht e rëndësishme për francezët. Ajo që është e nevojshme është që politikanët francezë të punojnë në rindërtimin e besimit tek BE-ja”, tha Cvijić.

Ai shtoi se Ballkani Perëndimor, natyrisht, mund dhe duhet të jetë pjesë e këtij procesi më të gjerë politik të rikthimit të besimit në BE.

Studimi zbuloi se tre në katër persona në Francë besojnë se Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia nuk janë ende gati për t’u anëtarësuar në BE.

“Megjithatë, frika se qeveria franceze mund të penalizohet nga elektorati për të ecur përpara me zgjerimin nuk gjen një bazë në këtë hulumtim pasi shumicë e të anketuarve thonë se nuk do ta penalizonin qeverinë për këtë çështje,” thekson studimi.

“Ai tregon se mbështetja franceze për përparimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në BE nuk do të kishte asnjë pasojë për politikën zgjedhore në Francë. Nëse marrim si shembull hapjen e kapitujve të parë me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, nëse kjo ndodh dhe Franca nuk e kundërshton hapjen, apo edhe e mbështet hapur, një vendim i tillë, nuk do të kishte efekt në zgjedhjet presidenciale të planifikuara për në prill të vitit 2022 “, nënvizon Cvijić.

Më raport theksohet se kur bëhet fjalë për zgjerimin e BE, Franca nuk është i vetmi vend me një publik skeptik, por është një nga vendet me normat më të larta të mosmiratimit të zgjerimit.

“Pjesëmarrësit e hulumtimit thonë pabarazitë ekonomike në union, emigrimin e mundshëm dhe problemet me stabilitetin demokratik të vendeve në Ballkanin Perëndimor janë ndër arsyet pse janë skeptikë ndaj zgjerimit ”, thuhet në raport. “Në veçanti, humbja e vendeve të punës në Francë ishte një shqetësim i madh dhe shpesh personal, që lidhen drejtpërdrejt me shqetësimet për situatën financiare të pjesëmarrësve”.(SI)

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • franci: 03/02/2021 19:54

    Ky eshte nje opinjon por po te pyesesh edhe njerezit ne Ballkan e dine mire qe Franca eshte kundra Ballkanit perjashto Serbine. Por BE eshte e deshtuar dhe kurre nuk do te bashkohet, vetem nga Gjermania varet po u shkeput dhe kjo si Anglia BE shkaterohet.

    Përgjigju
    • A. N.: 03/02/2021 21:26

      Nuk iken gjermania nga BE sepse me teper po perfiton sesa po humbet.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja