Sondazhi i Piepoli në Report Tv/ Socialistët: Konfirmoi se jemi forcë e parë! Korreshi: Ne si PD duhet të reflektojmë! Salianji: Tregoi gjendjen e opozitës

TIRANË- Nëse shqiptarët do të votonin sot, mbi 60% e tyre do të merrnin pjesë në zgjedhje dhe rreth 50 për qind do të zgjidhnin Partinë Socialiste. Shifra ka dalë nga rezultatet e para të sondazheve të Institutit Italian Piepoli në bashkëpunim me Report Tv. Për deputetët socialistë kjo shifër faktoi se janë forca që u rrinë më afër qytetarëve, të cilët kanë krijuar besueshmëri tek gjërat që ato thonë dhe bëjnë.

Të pyetur nga gazetari Ermal Qori në lidhje me të dhënat e sondazhit, deputetët socialistë nuk shohin supriza, ndërsa theksojnë se do të vijojnë që të punojnë më tepër që të jenë alternativë për qytetarët shqiptarë. Nga ana tjetër deputeti i PD-së Sajmir Korreshit thotë se të dhënat e rezultatit të sondazhit duhet t’i bëjnë që të reflektojnë dhe se gjatë kësa periudhe duhet të gjejnë mënyrën se si të maksimalizojnë votën.

‘Unë do të doja që të dyja ndarjet e PD-së të ishin bashkë në mënyrë që të ndryshohej kurba e situatës. Patjetër ka një ftohje në pjesën gri njerëzit nuk përfshihen aty ku ka dy kandidatë. Duhet të kemi një reflektim gjatë kësaj periudhe se si mund të maksimizojnë votën. Mendoj dhe gjykoj se vetëm shkaku se çfarë po ndodh në PD ka kthyer dhe irrituar dhe masën e gjerë që nuk na sheh si zgjedhje për momentin, pasi spo merremi me hallet e njerëzve por po merremi me sikletet dhe çfarë po ndodh në PD/ do të ishte trishtim që nëse në datën 15maj të zgjidhemi me më pak bashki se PS.’- u shpreh deputeti Sajmir Korreshi.

Deputeti i PD-së Edmond Spaho thotë se nuk i beson sondazhit. Ngjashëm shprehet edhe Dashamir Shehi.

‘Mendoj se nuk është kështu, por do ti shikojmë.’- tha Shehi.

Ndërkohë sipas Salianjit, matja e opinionit publik duhet t’i bëjë që të reflektojnë dhe të shohin se ku çalojnë. Për Salianjin, rezultatet tregojnë se opozita nuk është në momentet e saj më të mira, por kanë mundësi që të rikuperojnë.

‘Ka raste kur sondazhet nuk përputhet me atë që ndodh realisht në kutitë e votimit. Matja e opinionit publik është një test për të gjithë dhe duhet parë se ku çalon, ashtu siç edhe opozita nuk ka qenë në, momentet e saj më të mira. Me kalimin kohës PD vjen në rritje. Pa u shpalosur ende kandidatë opozita ka një rezultat të mirë. Ka mundësi diferenca mes PS dhe opozitës së bashkuar është e rikuperueshme. Potenciali për të fituar është i madh. Një fushatë e mirë dhe potenciali që opozita të fitojë është i lartë.’- u shpreh Salianji.

Për kryetarin e grupit parlamentar në PS-së, Taulant Balla, sondazhi tregoi seriozitetin e PS-së si forcë politike. Sa i takon koalicionit Berisha-Meta, sipas Ballës nuk është një koalicion aspak konkurrues. Sa i takon kandidatit të bashkisë së Tiranë, Balla u shpreh se të dhënat e sondazhit që e nxjerrin fitues janë të bazuara në punën e Erion Veliajt si kryebashkiak.

‘Së pari besojmë se biem dakord që Piepoli është një autoritet i padiskushtueshëm në fushën e  sondazheve të natyrës elektoralë dhe politike me një eksperiencë shumë të gjatë në Itali dhe me një eksperiencë prej 8 vitesh edhe në Shqipëri dhe nuk ka gabuar asnjëherë në krahasimin me rezultateve të sondazheve të Piepolit dhe rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve. E dyta lidhur me atë që konstaton sondazhi unë mendoj se është mbi 50% mbështetja elektorale nëse do të zhvilloheshin zgjedhjet sot në Shqipëri për PS-në, kjo ka të bëjë me seriozitetin e forcës tonë politike. Një ofertë politike ka në bazën e vet tre kritere kryesore që duhet ti plotësojë lidershipin programin dhe ekipin. Edhe në sondazhin e  Piepolit shqiptarët konfirmojnë Ramën me një diferencë shumë të madhe si udhëheqës. Nëse kryeministri Rama shkon me të njëjtën përqindje me atë që ka sot PS si mbështetje, ka një element shumë thelbësor se udhëheqësi i koalicionit Bashkë Fitojmë është me 1%. Këtu kuptohet qartë sesi mund të ketë një ofertë të besueshme për të gjithë shqiptarët. Partia udhëheqëse e këtij koalicioni është ish-LSI dhe udhëheqësi i kësaj partie është me 1% në atë që Piepoli ka konstatuar.  Futi brenda potureve edhe Saliun brenda nuk e bën dot një koalicion konkurrues. Në këtë këndvështrim ka edhe element të tjerë, janë elementët të qasjes që kanë njerëzit nga konteksti politik aktual. Ajo që më pëlqeu në sondazhin e Piepolit, 65% e të anketuarve vlerësojnë si shumë pozitive dhe mbështesin shpalljen non grata të Sali Berishës nga SHBA dhe Britani e Madhe. Tregoi se ky politikan që ka drejtuar vendin për shumë vite është në politika i korruptuar.  Nuk ka asnjë dyshim që sondazhi i referohet punës së shkëlqyer të Erion Veliajt në Tiranë. Gjithmonë grata kanë vlerën e tyre ku ka një konkurrent serioz. Biem të gjithë dakord që Belind Këlliçi nuk është një pretendent serioz për Tiranën. Që nga mënyra është keqardhje që një djalë i ri zgjidhet në si deputet dhe bën një fushatë negativiste dhe çohet në mëngjes e thotë do heqim biletën e autobusëve. Shanset e tij pakësohen edhe më shumë kur shfaqen si kandidatë të Metës dhe të Berishës.’- u shpreh Taulant Balla,

Deputeti i PS-së Fadil Nasufi u shpreh se Partia Socialiste është një forcë poltike e gjithë pranuar.

‘Nuk është surprizë është realitet sepse PS ka konfirmuar në këto 10 vite që nuk është thjeshtë një forcë politike që ka në dorë fatin e socialistë, por me PS-në është lidhur fati i shqiptarëve në bazë të asaj që ka bërë në gjithë këto vite. Tek PS ndihen mirë edhe ata që nuk janë anëtarë të PD-së. Është një forcë politike e gjithë pranuar. Matet nëpërmjet punës dhe realiteteve që ka bërë në të gjithë Shqipërinë. Grupi Meta Berisha është i strukturuar dhe janë investuar më gjithë agresivitetin politik për të mbijetuar. Fitojmë të 5 bashkinë në Berat.’- tha Nasufi.

Ndërkohë deputeti Toni Gogu, thotë se partia kryesore e opozitës është shpopulluar.

‘Është shpopulluar partia kryesore e opozitës. Shqiptarët tregojnë se qeverisja e qyteteve është një punë serioze. Dhe na kanë besuar ne. Kush punon patjetër që gabon dhe lexojmë shumë mirë dhe ata qytetarë që nuk na mbështesin. Të 5-ta partitë do ti fitojmë në Tiranë.’- tha Gogu.

Sakaq deputeti Xhemal Qefalia, u shpreh se PS është forca politike që u rri më pranë qytetarëve shqiptar.

‘Ky nuk është lajm, kjo dihet jemi forca e parë sepse jemi forca që u rrimë më afër qytetarëve dhe kemi krijuar besueshmërinë që gjërat që themi i bëjmë Nuk kam koment se nuk dimë se kujt tu besojmë atyre me vulë apo atyre pa vulë! Mua njëlloj më duken!’- tha Qefalia.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:45
Intervista për Report Tv, Salianji: Alibeaj ka 'konfiskuar' vulën e PD por s'nxjerr dot 61 kandidatë! Sondazhi i Piepoli pasqyroi qartë situatën e opozitës, mund të rikuperojmë

TIRANË- Mosdalja e Partisë Demokratike me 61 kandidatë për zgjedhjet që do të mbahen më 14 maj është një dështim i kryetarit të komanduar Enkelejd Alibeaj, i cili synon që të shkatërrojë Sali Berishën. I këtij mendimi është deputeti i PD-së Ervin Salianji, i cili në një intervistë për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv u shpreh Alibeaj nuk gjeti dot 61 kandidatë për zgjedhje e shtoi se në këtë mënyrë ka lënë në baltë njerëzit që e kanë ndjekur dhe se në një formë mënyrë po njeh Sali Berishën si kreun e opozitës. Salianji thotë se Alibeaj ka konfiskuar vulën dhe logon e Partisë Demokratike më qëllim përftimin e parave nga buxheti i shtetit, e se i ka vënë qepenin PD-së.

‘Ka vetëm një opozitë dhe një tjetër që ka sigël dhe vulë ndërkohë që nuk ka 61 kandidatë për të kandiduar. Nëse çdo parti hyn dhe garon, vota për kandidatin është vota për partinë. Kur nuk ka mundësi që të nxjerrë 61 kandidatë si do ta luftosh regjimin si do të shkatërrosh Berishë. Nuk kanë kandidat dhe lënë në baltë të gjithë njerëzit që i kanë ndjekur. Duke bërë një tradhti tjetër ndaj elektoratit që të themi se duan Berishën. E vetmja arsye pse mbahet vula është se janë paratë që vijnë nga buxheti i shtetit. këto e kanë pronësuar një parti të vogël, nuk u intereson as rezultat asgjë. E vetmja gjë që do të japin është justifikimi që do të japin për rezultatin e dobët. Jemi në një situatë kur gjykata u ka dhënë vulën, Rama u ka dhënë mbështetjen dhe duan edhe elektoratin e Berishës. Më vjen keq që është konfiskuar sigla e PD-së. I kanë vënë qepenin asaj partie që morën peng. Nëse je kundër Berishës duhet të marrësh pjesë në zgjedhje dhe të tregosh se ke elektorat. E kanë hequr betejën dhe e kanë njohur zyrtarisht Berishën si udhëheqës. Ku do të shkojë dikush që mendon ndryshe ‘- tha Salianji.

Sa i takon sondazhit të institut italian Piepoli në bashkëpunim me Report Tv që e nxirrte PD-në e Alibeajt si forcë e tretë dhe me një rënie drastike, Salianji pohoi se matja e opinionit publik duhet t’i bëjë që të reflektojnë dhe të shohin se ku çalojnë. Për Salianjin, rezultatet tregojnë se opozita nuk është në momentet e saj më të mira, por kanë mundësi që të rikuperojnë.

‘Ka raste kur sondazhet nuk përputhet me atë që ndodh realisht në kutitë e votimit. Matja e opinionit publik është një test për të gjithë dhe duhet parë se ku çalon, ashtu siç edhe opozita nuk ka qenë në, momentet e saj më të mira. Me kalimin kohës PD vjen në rritje. Pa u shpalosur ende kandidatë opozita ka një rezultat të mirë. Ka mundësi diferenca mes PS dhe opozitës së bashkuar është e rikuperueshme. Potenciali për të fituar është i madh. Një fushatë e mirë dhe potenciali që opozita të fitojë është i lartë.’- u shpreh Salianji.

M.Q./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Haha: 31/03/2023 00:11

    Salianji qafshttemberi i ngjizur nga Shega ne haur te lopes.

    Përgjigju
  • Cubel breca: 30/03/2023 19:44

    Te mbushur e ke salanji. Do beni rikuperim te pa pare????????????????????????????????????????????????????. Sipas situates do fitoni shum thell nga e trasha.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI