/ATSH-Megi Zonja/-Këngëtaret e njohura shqiptare, Soni Malaj dhe Vikena Kamenica, të cilat njihen për karakteristikat e veçanta të vokalit të tyre kanë dhe një miqësi të ngushtë me njëra - tjetrën.
Ka qenë pikërisht Soni ajo e cila ka vendosur që të publikojë një foto në llogarinë e saj në Instagram, ku të dyja shfaqen super të lumtura.
Këtë miqësi Malaj e ka quajtur "më e vjetër se vera". Por sigurisht edhe Vikena nuk ka hezituar t'i përgjigjet duke e quajtur atë "ëmbëlsirë".