Soni Malaj e zhgënjyer nga mediat
Ja pse u ndava nga bashkëshorti

Soni Malaj e zhgënjyer nga mediat<br />Ja pse u ndava nga bashkëshorti
Soni Malaj është diskutuar jo pak në media kohët e fundit, për ndarjen me bashkëshortin e saj prej afro 4 vitesh, Mirko Luccarelli.

Divorci mes të dyve është komentuar në forma nga më të ndryshmet, shumë media kanë aluduar se ishte distanca ajo që ftohu marrëdhëniet mes të dyve, ndërsa të tjera thanë se dyshja u nda pasi Soni donte të vazhdonte karrierën.

Kjo e fundit siç duket e ka revoltuar këngëtaren shqiptare, që ka postuar një foto me ish-bashkëshortin e saj dhe i ka bërë gjërat e qarta për të gjithë ndjekësit e dhe për gazetarët që siç la të kuptohej, kanë 'shpifur' për të duke u përpjekur të gjejnë një 'element gazetaresk' aty ku realisht nuk ekziston një.

"Ndonjëherë vetëm dashuria nuk mjafton", tha bukuroshja, ndërsa shtoi se dashurinë që dikur kishin për njëri-tjetrin, të dy tani do ta ndajnë për vogëlushen e tyre Annën. 
soni malaj
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi