Soni Malaj: Jeta ime
me Annën dhe Mirkon

Soni Malaj: Jeta ime <br />me Annën dhe Mirkon
Në një intervistë të dhënë për revistën “Kosovarja”, këngëtarja Soni Malaj ka rrëfyer se gjatë qëndrimit të saj në Spanjë me Mirkon ka ndjerë mungesën e shumë gjërave nga Shqipëria. “Unë me familjen, me Mirkon dhe me vajzën – Annën, do bëjmë ecejake Itali-Spanjë-Shqipëri, për shkak edhe të punëve të Mirkos atje, por edhe për arsye familjare.” Ajo tregon se Mirko ka qenë ai që i ka plotësuar dëshirën të jetë në atdheun e saj. “Mirko ka qenë ai që më solli në Tiranë.

Ne kemi një respekt shumë të madh, si për Verën ashtu edhe për Alketën, pasi ne të dy jemi njohur në “Dancing With the Stars”, dhe Vera me Alketën kanë qenë kumbarat e dashurisë sonë. Në familjen tonë, ato kanë një vend shumë të veçantë dhe ne i duam shumë. Mirko, sa herë takohet me Verën, gjatë gjithë kohës e thërret: o yll, o zemër, o shpirt. E do shumë, vërtet e do shumë. Kur folëm në telefon me Verën, unë isha shumë skeptike, për shkak se vajza ishte shumë e vogël.

Thjesht po mendoja për Annën, për familjen tonë, një familje e sapoformuar. Unë, për më tepër, sapo kisha lindur dhe isha shumë e dyzuar. I thashë Verës në telefon: Unë të dua shumë, kam shumë respekt për punën tënde, po nuk e di, jam e pavendosur. Vetëm për këtë isha në mëdyshje, për asgjë tjetër, por Mirko më tha: “Zemër, do ta bëj unë sakrificën, ndoshta do të lë unë karrierën time vetëm që ta vazhdosh ti, sepse është momenti që publiku të të shohë në skenë. Nuk bën të largohesh për një kohë kaq të gjatë, sepse tashmë e bëre pauzën tënde, ke marrë energjinë pozitive, për më tepër që Alketës dhe Verës asnjëherë nuk i thuhet ‘jo’, sepse ne i duam shumë”.

Pas kësaj bisede me të, e mora Verën dhe i komunikova që do jem. Asaj sigurisht iu bë qejfi shumë. Ndërkaq, përpara se unë të vija këtu Mirko më tha: “Megjithatë, përpara se të shkosh, ti duhet të vish pak me mua”. I thashë: “Ku do shkojmë”, më tha: “Hajde, hajde me mua”. Shkojmë në qendër fitnesi, dhe përpara meje del një vajzë dhe një djalë, shumë të formuar. “Këta të dy do jenë trajnerët e tu personalë të fitnesit”, më tha Mirko dhe unë fillova menjëherë nga justifikimet, jo s’kam kohë, jo kam vajzën.

Kisha hyrë në rrjedhën e jetës familjare, s’më interesonte asgjë. “Absolutisht jo”, më tha ai. “Ti duhet të vish shumë në formë, sepse ti ke lënë një imazh dhe duhet të rikthehesh po aq në formë sa ç’ishe kur ike”. Fillova të punoja intensivisht me trajneren time personale, e cila është në Spanjë edhe kampione e fiziokulturizmit, duke bërë paralelisht palestër, ku më ndryshoi rutinën dhe regjimin e të ngrënit”. Kjo është një pjesë e rrëfimit të Soni Malaj që tregon shenjat e një fatbardhësie të madhe për familjen dhe karrierën artistike.

Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com(print), 5 shkurt 2013
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ ‘Darka e fundit’ në Olimpikë, organizatorët kërkojnë falje! Thyhet rekordi i Tokios, 191 atletë pjesë e LGBTQ

Paris 2024/ ‘Darka e fundit’ në Olimpikë, organizatorët kërkojnë falje! Thyhet rekordi i Tokios, 191 atletë pjesë e LGBTQ